Ne rrjet

Europianët i fshehin paratë në parajsa fiskale brenda BE-së

Parajsat e famshme fiskale si Panamaja mundësojnë vetëm 1 për qind të “strehëzave të fshehta financiare për vendet e BE-së, pasi shumica e europianëve duket se i fshehin të ardhurat brenda bllokut europian. Me sa duket. njerëzit ose kompanitë europiane që duan t’i shpëtojnë taksave, i gjejnë shërbimet që kërkojnë brenda BE-së dhe jo në një nga parajsat fiskale të listuara nga Bashkimi Europian. Lajmi u bë i ditur së fundmi nga Rrjeti Europian i Taksave dhe Drejtësisë (TJN) ), sipas të cilit, të ashtuquajturat “shërbime” përfshijnë kompani fiktive dhe banka fantazmë që bëjnë të mundur fshehjen e pasurive në mënyrë që mos të taksohen. Sipas raportit, një e treta e parave të fshehura në parajsat fiskale, brenda dhe jashtë kontinentit europian, vjen nga individët apo kompanitë brenda BE-së.

"Është e vështirë  ta quash listën e zezë të BE-së mbi parajsat fiskale, një mbrojte efektive kundër kërcënimeve ekonomike, kur autoritet europiane kanë dështuar të zbulojnë  99% të sekreteve financiare që kërcënojnë shtetet anëtare", tha Markus Meinzer, drejtor i TJN-së.

Katër nga dhjetë shtetet që u drejtohen më së shumti parajsave fiskale në kontinentin europian janë anëtarë të BE-së. Hollanda është furnizuesi i dytë më i madh i “strehëzave financiare” me 4% dhe pas saj vjen Luksemburgu me 3.8% .

Amsterdam

Gjermania ishte e gjashta në listë (3.3%), duke furnizuar parajsat fiskale me dyfishin e Panamasë, ndërsa Franca sipas hulumuntimit ishte e teta (2.3%). Studimi bazohet në renditjen e sekreteve financiare të TJN-së dhe  të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

"Hulumtimi i ri jep fund idesë se vjetër se parajsat financiare janë të kufizuara në disa ishuj të largët që veprojnë në periferi të ekonomisë botërore", tha TJN-ja në një deklaratë. "Gjermania fsheh më shumë se dyfishin e parave nëpër kompani ose banka fiktive në Holandë, ashtu siç bën edhe Panamaja famëkeqe. Ndërkohë, Holanda fsheh trefishin e parave në Gjermani”, konsistonte raporti.

Në vend që të sugjeronte hartimin e tjetër “liste të zezë”, TJN-ja tha se BE-ja dhe shtetet e saj anëtare duhet të punonin për të siguruar një marrëveshje që mundësojnë shkëmbimin automatik të informacionit mbi sekretet financiare dhe të vendoste një taksë mbi të gjithë ata që e refuzonin. Por një zëdhënës i Komisionit Europian tha se të gjitha vendet anëtare të BE-së janë në përputhje me kriteret e përcaktuara dhe janë të detyruara nga legjislacioni i BE-së për të zbatuar standardet ndërkombëtare.

"Kjo nuk do të thotë që ne pretendojmë se gjithçka është e përsosur në BE", vazhdoi ai. "Gjithmonë ka hapësirë ​​për përmirësim.”

Ministrat e Bashkimit Evropian hartuan disa muaj më parë një listë të zezë të parajsave fiskale jashtë BE-së, duke ekspozuar publikisht rreth 20 vende për lehtësimin e evazionit fiskal. Europa është duke u marre momentalisht me rastin e Bankës Danske, e cila është e përfshirë në skandalin e pastrimit të parave. Autoritetet daneze, estoneze dhe britanike po hetojnë rastin e bankës, e cila dyshohet se ka kanalizuar nëpër filialet e saj më shume 200 miliardë dollarë para të pista./Reuters/ 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë