Ne rrjet

Europa kundër “fashistit” grek që do të vendosë për emigracionin

Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen shkaktoi jo pak habi të martën, me emrat e rinj për ekzekutivin e BE-së, por askush nuk u prit më me shumë skepticizëm sesa zgjedhja e zyrtarit që do të ishte në ngarkim të portofolit për Mbrojtjen e Mënyrës së Jetësës Europiane.

Ky post iu dha komisionerit të Greqisë, Margaritis Schinas, ish-anëtar i Parlamentit Europian dhe zëdhënës i ish-presidentit Jean Claude Juncker. Ajo që bëri shumë diplomatë të “ngrinin vetullat” janë akuzat dhe qëndrimi "fashist" që ai ka mbajtur jo rrallëherë në Komisionin Europian.

Schinas do të drejtojë hartimin e politikave europiane për emigracionin dhe sigurinë, si dhe arsimin dhe punësimin. Presidenti i Komisionit Europian në largim, Jean-Claude Juncker reagoi ndaj polemikave në një intervistë për “Euronews”, duke thënë ky portofol nuk i korrespondonte vlerave të vetë Schinas. Ai tha se nuk i pëlqente ideja që emigracioni të ishte në duart e komisionerit grek.

Schinas është duke pasuar Dimitris Avramopoulos si përfaqësues të Greqisë në ekzekutivin e BE. Por problemi është se Schinas nuk pëlqehet shumë nga komuniteti evropian, pasi konsiderohet shpesh si ekstremist. Deputeti ka deklaruar së fundmi se Europa nuk është një "fushë pa një gardh" .

Margaritis Schinas, Gazeta Si, 12 shtator 2019

Edhe deputetja franceze Karima Delli kërkoi që eurodeputetët t'i dërgojnë një letër Von der Leyen për t’i kërkuar të zgjidhje një emët tjetër për këtë portofol.

"Ajo që është plotësisht e papranueshme është se ky portofol do të jetë në dorë të një zyrtari që ka shpreh hapur pikëpamje të ekstremit të djathtë, për të cilin emigrantët janë barbarë që kërcënojnë mënyrën tonë të jetës”, thotë Delli.

Organizatat për të drejtat e njeriut shprehën gjithashtu shqetësime, duke argumentuar se zgjedhja e një ekstremisti si Schinas për portofolin e emigracionit rrezikon të dërgojë një mesazh shqetësues. "

Schinas do të jetë përgjegjës për integrimin e emigrantëve dhe refugjatëve në shoqëri dhe në tregun e punës, si dhe të krijojë rrugë për emigracionin e ligjshëm.

Portofoli i Schinas e ka kënaqur Athinën, duke marrë parasysh që kriza e emigracionit dhe qëndrimi i paparashikueshëm i Turqisë për këtë çështje kanë kryesuar deri më tani agjendën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Kyriakos Mitsotakis dhe Schinas, Gazeta Si, 2019

Mitsotakis deklaroi se portofoli i marrë nga Schinas është më tej "dëshmi" se Greqia tani po kthehet në një "faktor force në skenën evropiane".

Ai shtoi se mbrojtja e kufijve, siguria kolektive dhe mundësitë e lëvizshmërisë për punësim, arsim dhe kulturë janë sfidat kryesore me të cilat përballet Bashkimi Europian. " Greqia si vend kufitar europian mbështetet shumë te Schinas," tha ai.

Pas lumit të kritikave, në Bruksel kanë dalë një sërë spekulimesh që Von der Leyen po mendon t’ia japë dikujt tjetër portofolin.

Pas takimit të përjavshëm në Elysée, zëdhënësi i qeverisë franceze Sibeth Ndiaye pranoi se emri i komisionerit grek ishte "shumë i diskutueshëm". Edhe nëse Franca nuk ka ndonjë rol për vendosjen e portofolit që marrin komisionerët, Ndiaye kujtoi se “qeveria e re e ekzekutivit të BE-së” do të kenë seanca dëgjimore në Parlamentin Europian dhe atje, Schinas "do të duhet të japë shpjegime".

Delli e ngriti çështjen e përzgjedhjes së tij në një mbledhje të komitetit të Parlamentit Europian, ku 13 eurodeputetë ranë dakord të dërgojnë një letër të përbashkët për të informuar kryetarin e PE-së së nuk janë dakort që Schinas të marrë këtë portofol.

Në Athinë, partia kryesore e opozitës, Syriza, nuk ka komentuar zyrtarisht, por eurodeputetja e Syrizas, Stelios Kouloglou e krahasoi atë me Presidentin Donald Trump, i cili gjithashtu thoit se amerikanët duhet të mbrohet nga emigrantët.

"Ka vende që vuajnë pasojat e krizës së refugjatëve sepse disa të tjera nuk marrin përgjegjësinë e tyre. Si do ta detyrojë zoti Schinas Hungarinë të pranojë refugjatë?”, deklaroi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë