Para

Euro mbush 20 vjeç. Monedha e BE-së në pikiatë!

Në Janar 2019 Euro mbush 20 vjeç dhe është tanimë valuta e dytë më e madhe në botë. Por pas dy dekadash kritikash e suksesesh, monedha e përbashkët gjendet tanimë në një pozicion mjaft të vështirë në tregun ndërkombëtar dhe kombëtar.

Monedha e vetme ra pak ditë më parë në nivelin më të ulët ndaj dollarit dhe po mbetet prapa monedhave të tjera. Në bursa, një euro u këmbye sot me 1,1 dollarë, që është ndër nivelet më të ulëta të arritura këtë vit.

Monedha e përbashkët uro vijoi edhe rënien ën tregun e këmbimit valutor në Shqipëri duke rënë nën vlerën e 123 lekëve dhe poshtë normalitetit të ri 124 lekë që konsideroi së fundmi Banka e Shqipërisë.

Sot në një euro u shkëmbye me 122.98 lekë me një rënie 0.1 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Rënia ka qenë e pandalshme që nga data 27 nëntor.

Pavarësisht të gjitha të metave të dokumentuara dhe kritikave të mëdha ndaj Unionit Monetar Europian, euro ka kaluar 2 dekada me 3 arrite të rëndësishme. Fillimisht, sondazhet tregojnë se ka fituar mbështetje të madhe publike gjatë këtyre 20 viteve.

Së dyti, qeveritë e disa prej vendeve me më shumë borxh të Eurozonës, kanë kursyer triliona euro për shkak të uljes së kostove të huamarrjes. Së fundmi, Banka Qendrore Europiane ka qenë shumë më fleksibël dhe inovatore përballë krizave financiare, sesa prisnin edhe mbështetësit më të mëdhenj të vetë institucionit kur u projektua në fund të viteve 90.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë