Para

Euro këmbehet në nivelin më të ulët të dy viteve

Në ditën e dytë të gushtit euro këmbehet me 121.66 lekë, nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë.  Ky është niveli më i ulët i euros për dy vitet e fundit.

Gjatë korrikut dhe gushtit në Shqipëri përveç turistëve, vijnë një numër shumë i lartë emigrantësh, që ndikon në rritjen e masës së euros në qarkullim dhe zhvlerësimin e përkohshëm të saj.

Një arsye tjetër që ndikon drejtpërdrejtë në uljen e vlerës së një valutë është paraja informale.

Në tregjet ndërkombëtare euro pati gjithashtu një periudhë të keqe që zgjati 4-5 muaj. Gjatë periudhës prill-maj, euro këmbehej me 122 lekë në vendin tonë, me luhatje të shpeshta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë