Euro Retro

EURO 1996 / Futbolli u rikthye në shtëpi

Çerek shekulli më vonë dhe historia përsëritet. Anglia pret një fazë finale Evropiani, duke u përballur me Skocinë në fazën e grupeve dhe futbolli po kthehet përsëri në shtëpi. Në vitin 1996, erdhi në shtëpi për herë të parë. Ishte turneu i parë i madh që Anglia organizonte që nga fitorja e Kupës së Botës në 1966. Për tifozët e futbollit në Angli, Euro 96 ishte një epokë e artë.

Deri në edicionit e vitit 1992, përfshirë këtë edicion, kampionati evropian ka pasur vetëm nga tetë kombëtare. Rënia e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë krijoi mbi 15 shtete të reja në kontinentin e vjetër që shtyri deri në zgjerimin e kësaj gare. Deri atëherë, befasitë në kampionate evropiane pothuajse nuk kanë ekzistuar. Kualifikimi i Irlandës më 1988, Rumanisë katër vite më parë, Greqisë më 1980 mund të veçohen si befasitë më të mëdha, të cilat kanë përfunduar me një paraqitje mesatare.

EURO 1996, përveç se do të ishte Evropiani i dhjetë në histori, do të ishte edhe Evropiani i fillimeve të reja. Futbolli kishte hyrë në një fazë tjetër, e padyshim që e njëjta gjë duhet të ndodhte edhe me kompeticionin më të madh në kontinentin e vjetër. Rritja e interesit për këtë kompeticion, rriti edhe vlerën e trofeut duke e bërë trofeun e dytë më të rëndësishëm në këtë sport, pas kupës së botës.

Struktura e Evropianit ndryshoi në edicionin e 1996-ës dhe u dyfishua numri i skuadrave që lejoheshin të kualifikoheshin, nga 8 në 16-të. Kjo dhuroi akoma më shumë emocione, ndërsa ndeshjet u zhvilluan në raundin e parë në fazë në grupe, ndërsa më pas ishin çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja.

Krahas se kishte një finalist surprizë – Republikën Çeke- ajo çfarë e shquan këtë kampionat është edhe fakti se pas mbarimit të fazës në grupe, epilogu i shumë takimeve nuk u vendos brenda 90 minutave të lojës së rregulltë, por në kohën shtesë ose nga penalltitë.

Ndeshja e parë kishte shkuar ashtu siç pritej – fitore e thjeshtë e Gjermanisë me dy gola të shënuar nga Ziege e Möller. Në ndeshjen e dytë, trajneri çek Dušan Uhrin kishte larguar Frýdek nga pozita e mesfushorit ofanziv duke kthyer Poborskyn nga sulmi e përkrah tij për të nisur Bergerin, të dy këta mbrapa Pavel Kukas. Pjesa tjetër e ekipit kishte mbetur e njëjta me Nedved që kishte hapur ndeshjen me gol të hershëm dhe Bejbl për të kryer punën e golave qysh pas pjesës së parë kundër nënkampionëve botëror të Italisë që vinin pa Roberto Baggion e golashënuesin më të mirë të Serie A, Giuseppe Signorin.

Pas këtij suksesi, nisi largimi i lojtarëve më të mirë çek me Nedvedin drejt Lazios, Poborskyn te Manchester, Bejbl te Atletico, Berger që tashmë ishte në Dortmund tek Liverpool ku u bashkua me Smicerin tri vite pas kalimit të tij tek Lens. Dusan Uhrin pas dështimit që të kualifikohej në Francë u largua nga posti i trajnerit, derisa Çekia nuk arriti të përsërit atë sukses asnjëherë, dhe do të kalojnë edhe disa vite, ndoshta edhe dekada para se ti shohim në ndonjë finale të Evropiane.

Ekipet Pjesëmarrëse

Anglia, Gjermania, Holanda apo edhe Danimarka ishin cilësuar si ekipet favorite për të triumfuar. Por, nuk munguan as rezultatet e papritura. Kampionët në fuqi të Evropës, danezët, nuk ia dolën që të kalojnë fazën në grupe. Ata u renditën në vendin e tretë, pas Portugalisë dhe Kroacisë, duke u kthyer në shtëpi para kohe. Një tjetër skuadër prestigjioze që nuk ia doli mbanë ishte Italia.

Ekipi i Arrigo Sacchi pati një fat të keq, ndërkohë që tifozët e kaltër nuk mund ta harrojnë lehtë Vladimír Šmicer. Në ndeshjet e fundit të fazës në grupe, Italia dhe Çekia shkonin në kuotë të barabartë pikërisht, por me çekët që kishin golavarazh më të mirë.

“Axurrët” nuk arritën të marrin më shumë se një barazim pa gola ndaj një rivali tepër të fortë si Gjermania, ndërkohë që çekët rrezikuan eliminimin ndaj Rusisë. Këta të fundit kaluan në avantazh 3-2 në minutën e 85-të, por vetëm dy minuta para fundit të ndeshjes Šmicer shënoi golin e barazimit, i cili dërgoi në shtëpi italianët.

Nga ana tjetër, Holanda mezi arriti të sigurojë vazhdimësinë, kur humbja 1-4 ndaj Anglisë në ndeshjen e fundit mund të kishte qenë fatale. Por, Skocia nuk arriti të fitojë më shumë se 1-0 dhe u vulos prej ndeshjes direkte, çka u solli eliminimin këtyre të fundit.

Të dytat e çdo grupi, vendoseshin në një tabelë, e cila merrte për bazë ndeshje vetëm përballë vendit të parë, të tretë të dytë dhe të katërt në grup, duke anashkaluar dy të fundit. Gjashtë skuadrat e dyta më të mira kualifikoheshin direkt.

Skuadra e vendit të shtatë dhe të tetë luanin një ndeshje në teren neutral. Gjashtë skuadrat që u kualifikuan direkt nga vendi i dytë ishin: Italia, Bullgaria, Turqia, Skocia, Danimarka, Franca.

Kurse, Holanda e vendit të shtatë dhe Irlanda e vendit të tetë do të luftonin për vendin e fundit që dërgon në Evropian. Në “Anfield”, Holanda fitoi 2-0 duke u bërë skuadra e 15-të që i drejtohet Evropianit në Angli

Europiani i vitit 1996 i mbajtur në Angli është ndër kompeticionet më të veçanta në historinë e ekzistencës së këtij kampionati. Krahas se kishte një finalist surprizë – Republikën Çeke- ajo çfarë e shquan këtë kampionat është edhe fakti se pas mbarimit të fazës në grupe, epilogu i shumë takimeve nuk u vendos brenda 90 minutave të lojës së rregulltë, por në kohën shtesë ose nga penalltitë.

Në këtë takim u përballën atëherë kampioni i Europës, Gjermania dhe fqinja e tyre, përkatësisht befasia e kampionatit, Republika Çeke. Ishin çekët ata që të parët kaluan në epërsi, ku penalltinë ‘e nxjerrë’ nga Karel Poborski në gol e shndërroi ylli tjetër çek, Patrik Berger.

Gjermanët shpërfaqën edhe një herë shpirtin luftarak dhe kjo iu shpërblye. Prelund bëri kthesë për skuadrën gjermane, ishte minuta e 69’të e takimit kur në lojë u fut sulmuesi shtatlartë i Udinese, Oliver Bierhoff, i cili me tu inkuadruar shënoi golin e barazimit.

Koha e rregullt u mbyll më barazim, ndërkohë në minutën e 95’të Oliver Bierhoff shënoi golin e radhës, pra ‘golin e artë’, i pari në histori, rregull i vendosur pikërisht para Euro 1996. Një gol që u dhuroi gjermanëve triumfin e shumëpritur.

Çekia – 1996

Pas dy titujve radhazi të Spartës nga mëvetësia e Çekisë prej Sllovakisë, radhën e kishin rivalët e kryeqytetit për të rrëmbyer titullin e më të mirit. Slavia nuk kishte lojtarë cilësor si Sparta, por të udhëhequr nga Karel Poborsky, Vladimir Smicer, Radek Bejbl, e Pavel Novotny, kishin fituar titullin e parë të më të mirit të Çekisë para agjërimit 12 vjeçar. Latal, Berger, Kuka, e Nemec luanin në Gjermani, kurse Pavel Srnicek aktivizohej tek Newcastle. Ishin një ekip i angazhuar në kampionatin kombëtar me Pavel Nedvedin e Petr Kouban tek Sparta.

Në krahasim me Gjermaninë, Italinë që vinte nga finalja e Botërorit në SHBA, dhe Rusinë që kishte ndoshta ekipin më të mirë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik e deri më tash, askush nuk i jepte shanse Çekisë për të kaluar grupet.

Ndeshjet

Për herë të parë, grupet caktoheshin nga shortet. Katër grupe me nga katër skuadra, do të luanin mes vete për të caktuar tetë skuadrat më të mira.

GRUPI A

SkuadraN.FBHP
Angli32107
Holandë31114
Skoci31114
Zvicër30121

ANGLI – ZVICËR 1-1

HOLANDË – SKOCI 0-0

ZVICËR – HOLANDË 0-2

SKOCI – ANGLI 0-2

SKOCI – ZVICËR 1-0

HOLANDË – ANGLI 1-4

GRUPI B

SkuadraN.FBHP
Francë32107
Spanjë31205
Bullgari31114
Rumani30030

SPANJË – BULLGARI 1-1

RUMANI – FRANCË 0-1

BULLGARI – RUMANI 1-0

FRANCË – SPANJË 1-1

FRANCË – BULLGARI 3-1

RUMANI – SPANJË 1-2

GRUPI C

SkuadraN.FBHP
Gjermani32107
Çeki31114
Itali31114
Rusi30121

GJERMANI – ÇEKI 2-0

ITALI – RUSI 2-1

ÇEKI – ITALI 2-1

RUSI – GJERMANI 0-3

RUSI – ÇEKI 3-3

ITALI – GJERMANI 0-0

GRUPI D

SkuadraN.FBHP
Portugali32107
Kroaci32016
Danimarkë31114
Turqi30030

DANIMARKË – PORTUGALI 1-1

TURQI – KROACI 0-1

PORTUGALI – TURQI 1-0

KROACI – DANIMARKË 3-0

KROACI – PORTUGALI 0-3

TURQI – DANIMARKË 0-3

ÇEREKFINALET

SPANJË – ANGLI 0-0

(Pas 120 minutave, fitoi Anglia me 11-metërsha 2-4)

FRANCË – HOLANDË  0-0

GJERMANI – KROACI 2-1

ÇEKI – PORTUGALI 1-0

 GJYSMËFINALET

FRANCË – ÇEKI 0-0

(Pas 120 minutave, fitoi Çeki me 11-metërsha 5-6)

GJERMANI – ANGLI 1-1

(Pas 120 minutave, fitoi Gjermania me 11-metërsha 6-5)

FINALJA (30 QERSHOR 1996, LONDËR)

ÇEKI – GJERMANI 1-2

TOP 11

Në “Euro 1996” shumë futbollistë arritën të shkëlqejnë me kombëtaret e tyre dhe kjo justifikohet edhe me shpërndarjen e kombësive në formacionin më të mirë të kompeticionit.

Alan Shearer

Alan Shearer ishte ylli i kombëtares së Anglisë dhe arriti të japë maksimumin e tij për të udhëhequr ekipin. Shearer nuk doli pa trofe nga Evropiani, pasi fitoi “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë. Në pesë ndeshje të zhvilluara, ai arriti të gjejë rrugën e rrjetës pesë herë, pa llogaritur këtu golat e shënuar me penallti pasi kishin përfunduar 120 minutat e luajtura, ku shënoi edhe dy herë të tjera.

PORTIER: Andreas Köpke  (Gjermani)

MBROJTËS: Laurent Blanc (Francë)

MBROJTËS: Marcel Desailly (Francë)

MBROJTËS: Matthias Sammer (Gjermani)

MBROJTËS: Paolo Maldini (Itali)

MESFUSHOR: Paul Gascoigne (Angli)

MESFUSHOR: Karel Poborský (Çeki)

MESFUSHOR: Dieter Eilts  (Gjermani)

SULMUES: Alan Shearer  (Angli)

SULMUES: Hristo Stoichkov (Bullgari)

SULMUES: Davor Šuker  (Kroaci)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë