Euro Retro

EURO 2016: Kombëtarja realizon ëndrrën shqiptare të futbollit

Për herë të parë në historinë e saj, skuadra shqiptare u bë pjesë e kampionatit evropian të futbollit, në vitin 2016. Kombëtarja shqiptare u eliminua nga grupet e “Euro 2016”, pasi humbën dy ndeshje dhe fituan një. Megjithatë, tifozët shqiptarë lanë gjurmë anë e mbanë Evropës, me mbështetjen që bënë për kuqezinjtë. Kombëtarja shqiptare u eliminua nga grupet e “Euro 2016”, pasi humbën dy ndeshje dhe fituan një. Megjithatë, tifozët shqiptarë lanë gjurmë anë e mbanë Evropës, me mbështetjen që bënë për kuqezinjtë. Gjithçka filloi në momentin kur sulmuesi Armando Sadiku shënoi për t’i siguruar fitoren ndaj Armenisë në ndeshjen vendimtare të kualifikimit historik, në Kampionatin Evropian.

Rruga drejt suksesit nuk ishte e lehtë për djemtë kuq e zi. Shorti i eliminatoreve i vendosi në grupin e I kualifikues, i përbërë nga pesë skuadra: Portugalia, Danimarka, Serbia, Armenia dhe Shqipëria. Shqipëria i fillonte eliminatoret kundër kundërshtarit më favorit të grupit, Portugalisë. Ndeshja e parë zhvillohej më 7 shtator 2014. Shqipëria mund Portugalinë 0-1 dhe golin e shënon shkodrani, Bekim Balaj. Gol i mrekullueshëm  i realizuar në mënyrë perfekte nga ai. Në Portugali ka heshtje sepse një ekip i vogël i ka mundur ato në vendin e tyre.

Ndeshja tjetër që ka lënë gjurmë u zhvillua me 14 tetor 2014, përballja me Serbinë. Derbi i Ballkanit. Ndeshja u ndërpre pas hedhjes së flakadanëve dhe objekteve të tjera në fushë nga ana e tifozëve serbë. Në atë moment, në stadium futet një dron që mbante një flamur me simbole patriotike shqiptare. (Dy fotografi të Ismai Qemalit dhe Isa Boletinit, harta e Shqipërisë etnike me në qendër shqiponjën e Skënderbeut dhe mbishkrimi "Autochthonous".)

Gjatë ndërprerjes së lojës, mbrojtësi serb Stefan Mitrović hidhet për të marrë flamurin. Menjëherë lojtarët shqiptarë shkojnë drejt tij për t'ia marrë atë dhe Bekim Balaj arrin ta rrëmbejë flamurin, duke e dërguar atë te gjyqtari i katërt. Kjo shkaktoi hyrjen e tifozëve serbë në fushë, të cilët filluan të godisnin futbollistët shqiptarë, të ndihmuar edhe nga kujdestarët e stadiumit. Arbitri anglez Atkinson vendosë të ndërpresë ndeshjen për arsye sigurie.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) vendosi që ndeshjen ta fitojë Shqipëria me rezultatin 0-3 dhe Serbisë t'i hiqen 3 pikë për shkak të hyrjes në fushë të tifozëve serbë, të cilët goditën lojtarët shqiptarë, kur një dron me një flamur me simbole patriotike shqiptare u fut në fushë. Më parë UEFA kishte vendosur që ndeshja të fitohej nga Serbia me rezultatin 3-0, duke i hequr Serbisë 3 pikë dhe duke dënuar të dyja federatat me nga 100.000 euro. Të dyja palët e apeluan këtë vendim në Gjykatën e Apelit të UEFA-s, e cila la në fuqi vendimet e mëparshme. Përsëri, te dyja federatat e apeluan vendimin në CAS. Më 10 korrik 2015, CAS vendosi të refuzojë ankimimin e Serbisë dhe të pranojë pjesërisht ankimimin e Shqipërisë, duke i dhënë fitoren 0-3 Shqipërisë. CAS la në fuqi vendimet e tjera të UEFA-s për t'i hequr 3 pikë Serbisë si dhe për të ndëshkuar të dyja federatat me nga 100.000 euro.

Ndeshja e fundit luhej në kryeqytetin Yerevan, dhe ne do përballeshim me Armeninë. Qëllimi ishte i qartë. Trajneri De Biazi vendos në lojë një formacion sulmues sepse qëllimi i vetëm ishte fitorja. Kombëtarja jonë fitoi 3-0. Shqipëria u kualifikua për herë të parë në Europian. Golat u shënuan nga Gjimshiti, Sadiku dhe një autogol erdhi nga një lojtar armen.

EURO 2016

Ndeshja e parë e Shqipërisë në Kampionatin Evropian u luajt në Lens të Francës, mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Më 11 qershor 2016, kuqezinjtë u përballën me Zvicrën, në ndeshjen e parë në Euro 2016 në stadiumin e Lensit “Stade Bollaert-Delelis”. Të pranishëm në atë sfidë ishin 33 mijë e 805 spektatorë. Ajo u mbyll me rezultatin 1:0, në favor të zviceranëve. Pas disa ditësh u luajt edhe ndeshja e dytë përballë Francës, të cilën Shqipëria e humbi me rezultatin 2:0.

Ndeshja e shumëpritur Rumani-Shqipëri u mbyll me rezultatin në favor të Kombëtares Shqiptare 0-1, ndërsa goli i vetëm i fitores u shënua në pjesën e parë, konkretisht në minutën e 43-të të ndeshjes nga Sadiku. Kështu Armando Sadiku ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar si futbollisti që shënoi golin e parë të Shqipërisë në një Kampionat Evropian. Shqipëria ishte pjesë e Grupit A, në Euro 2016, së bashku me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë. Kuqezinjtë e mbyllën fazën e grupeve në vendin e tretë me tri pikë, ndërsa Franca doli e para me shtatë pikë, Zvicra e dyta me pesë pikë dhe Rumania e fundit me një pikë.

Arritja historike në fazën finale të Kampionatit Europian bën që Shqipëria të jetë një nga skuadrat më të mirë e Euro 2016. Vlerësimi nuk erdhi vetëm nga opinioni në Shqipëri, por merr më tepër peshë, sepse diçka të tillë e pohoi edhe UEFA. Organizata Europiane publikoi një artikull, duke vlerësuar më të mirët e edicionit, me kuqezinjtë që pozicionohen në majën më të lartë të podiumit për ekipe.

UEFA theksonte se në evenimentin e zgjeruar me 24 skuadra, ka disa ekipe debutuese si Uellsi, Irlanda e Veriut dhe Sllovakia. Por, nëse të gjitha këto skuadra kanë luajtur në Kupën e Botës dhe Islanda arriti deri në fazën play-off të Brazil 2014, për Shqipërinë kjo ishte një ecuri e paprecedentë.

NDESHJET:

11 qershor 2016 / Euro 2016 - Grupi A                     

SHQIPËRI – ZVICËR              0 – 1

Golat: Schar 5’

SHQIPËRIA: Berisha; Hysaj; Cana; Mavraj; Agolli; Abrashi; Kukeli ; T. Xhaka  (62′ Kace ); Roshi  (74′ st Cikalleshi); Sadiku; (82′ Gashi); Lenjani . Trajner: Xhani De Biazi

ZVICRA: Sommer; Lichtsteiner; Djorou; Schär; Rodriguez ; Behrami ; G. Xhaka; Shaqiri  (88′ Fernandes sv); Dzemaili  (76′ Frei ); Mehmedi  (62′ Embolo); Seferovic. Trajner: Vladimir Petković

Kartonë të verdhë: Schär 13’, Behrami 67’ / Kace 63’, Kukeli 89’, Mavraj 90+2’

Karton i kuq: Cana 23’ 37’

Gjyqtar: Carlos Velasco Carballo (Spanjë)

15 qershor 2016  /  Euro 2016 - Grupi A                   

FRANCË – SHQIPËRI              2 – 0

Golat: Griezmann 90', Payet 90+6'

FRANCA: Loris; Sagna, Rami, Koscielny, Evra; Kanté, Matuidi; Coman (68° Griezmann), Payet, Martial (46°Pogba); Giroud (78° Gignac). Trajner: Didier Descamps

SHQIPËRIA: Berisha; Hysai, Ajeti (82° Veseli), Mavraj, Agolli; Kukeli (73° T. Xhaka); Lila (71° Roshi), Abrashi, Memushaj, Lenjani; Sadiku. Trajner: Xhani De Biazi

Kartonë të verdhë: Kanté 88’ / Kukeli 55’, Abrashi 81’

Gjyqtar: William Collum (Skoci)

19 qershor 2016  /  Euro 2016 - Grupi A                   

RUMANI – SHQIPËRI             0 – 1

Golat: Sadiku 42′

RUMANIA: Tatarusanu; Sapunaru; Chiriches, Grigore, Matel; Popa (68° Andone); Hoban; Stanciu;Prepelita; (46° Sanmartean);Stancu; Alibec(57° Torje ). Trajner:  Iordanescu.

SHQIPËRIA: Berisha; Hysaj; Ajeti, Mavraj; Agolli; Lila; Abrashi;  Basha ( 83°Cana ); Memushaj ; Lenjani  (77° Roshi ); Sadiku (58°Balaj). Trajner: Xhani De Biazi

Kartonë të verdhë: Basha 6’, Memushaj 85’, Hysaj 90+4’/ Matel 53’, Sapunaru 85’, Torje 90+3’

Gjyqtar: Pavel Královec (Çeki)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë