Keshilla

“Është si terapi…” Larja e flokëve mund të të ndryshojë jetën

Anya Hindmarch nisi kompaninë e saj të parë kur ishte adoleshente. Në moshën 53 vjeç, ajo është një stiliste fituese çmimesh me pesë fëmijë, ka një biznes të suksesshëm dhe një CBE(CBE është një titull që u jepet individëve që kanë një rol të madh në shoqëri në nivel kombëtar, ose një rol kryesor në nivel rajonal).

Ajo tregon se gjëja që e ka ndihmuar më shumë nuk është joga apo regjimi ushqimor, por larja e flokëve.

“Këshilla ime më e çmuar për jetën si dhe titulli i librit tim të ri është “Nëse je në dyshim, lani flokët”, thotë Hindmarch.

“Një larje e mirë me shampo më bën më të qetë dhe më të sigurt dhe për këtë arsye më të aftë për të përballuar çdo gjë. Ai moment kur unë qëndroj nën dush, sytë mbyllur dhe nuk shikoj telefonin tim, është kur kam disa nga idetë e mia më të mira. Është medituese për mua, një fillim i ri, një ditë e re", thotë ajo.

Ajo tregon se para izolimit për shkak të Covid-19, zakonisht shkonte në sallon ndërsa tani i lan vetë dhe kështu ka zbuluar se ky proces i përditshëm është akoma më shumë “frytdhënës”.

“Tani unë laj flokët në mëngjes, bëj një çaj, vendos muzikë dhe marr kohën time. Pastaj modeloj flokët dhe ndihem gati për ditën. Është si terapi”, tregon Hindmarch.

George Northwood, stilist i Alexa Chung dhe dukeshës së Sussex, nxori në treg një sërë produktesh për flokët këtë vit.

“Kujdesi për flokët ka ndryshuar këtë vit dhe njerëzit janë më të lidhur me shampot, tharëset si dhe kujdesin ndaj flokëve”, thotë Northwood.

Në sallonin e tij të rihapur, klientët po shijojnë larjen e flokëve në një sallon dhe ai tregon se si tani këtë e shohin ndryshe klientët.

“Një mikesha ime la takimin e saj të parë pas izolimit duke fluturuar nga lumturia dhe 10 minuta në lavaman "ishte momenti i rifillimit të jetës”.

Hindmarch tregon se dhe në ditët e saja më të këqija, ajo nuk mbyllet në dhomë. Gjithçka që i duhet për të marrë veten është një larje flokësh.

“Aroma e flokëve të sapo larë është gjithmonë një paralajmërues i lajmeve të mira në botën time”, tregon Hindmarch.

Hindmarch thotë se mënyra se si i lani flokët mund të ketë më shumë rëndësi sesa mënyra se si i stiloni ato.

"Flokët e shëndetshëm fillojnë me pastrimin e duhur. Një profesionist gjithmonë do të lajë flokët tuaj dy herë, sepse shampoja e parë lëshon papastërtitë, ndërsa shpëlarja dhe përsëritja i bën ato vërtet të pastra”, thotë Hindmarch.

“Banjat me flluska më bëjnë të mërzitur. Larja e trupit, pastrimi i fytyrës, shtrirja e këmbëve dhe shumë të tjera si këto tingëllojnë si punë shtëpie për mua. Larja e flokëve është tjetër gjë. Është sikur të bërtasësh, ka të njëjtin efekt”, tregon Hindmarch.

Një nga kapitujt në librin e Hindmarch quhet “Vendosni fillimisht maskën tuaj të oksigjenit”.

Të gjeni kohë për të larë flokët para një dite të vështirë në vend se të bëni çdo gjë tjetër, është një mënyrë për të vendosur maskën tuaj të oksigjenit në fillim.

Burimi: The Guardian. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë