Sport

Erkand Qerimaj mbyll garën në Europian, i dyti në baterinë B

Ka mbyllur garën e tij në kampionatin Europian të Peshëngritjes sportisti shqiptar Erkand Qerimaj. Shtangisti kuqezi është renditur në vendin e dytë në baterinë B të peshës 81 kg.
Në shkëputje Qerimaj i kreu me sukses të treja provat e tij, duke ngritur, 155, 157 dhe 159 kg, por këto nuk ishin të mjaftueshme për vendin e parë, pasi sportisti spanjoll, Eduardo Mata ngriti 152, 157 dhe 160 në të treja provat e tij, duke marrë kështu vendin e parë në këtë stil.

Paraqitja e sportistit kuqezi ishte më e mirë në stilin e shtytjes, ku edhe pse me dy prova të gabuara Qermiaj arriti që të merrte vendin e parë. Në provën e parë Qerimaj ngriti lartë 188 kg, ndërsa në dy tentativat e tjera dështoi të ngrinte 193 dhe 194 kg. Rivali i tij spanjoll, Mata pas dy provave të dështuara, në herën e tretë ngriti 187 kg dhe kaq i mjaftoi që të merrte vendin e parë në dygarësh, pasi në total çoi sipër shpatullave 347 kg.

Rezultatet e baterisë B në peshën 81kg

Me këtë pozicionim në baterinë B të Erkand Qerimajt do duhet të presim rezultatet e mbrëmjes për të kuptuar se çfarë pozicioni final do të marrë shtangisti shkodran. Në këtë kategori, 81 kg në mbrëmje do të garojë edhe peshëngritësi tjetër shqiptar, Daniel Godelli, i cili është pretendent për zonën e medalje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë