Treg

ERE: Kompanitë publike do të paguajnë 7.4 lekë për kw tek privatet

Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar çmimin që kompanitë publike do të blejnë energjinë nga kompanitë prodhuese. 7.448 lekë për Kw energji të prodhuar, mbështetur në vendimin e marrë në fund të vitit 2020.

Ky vendim do të ndryshohet kur të bëhet publikimi i raportit vjetor nga Bursa Hungareze të Energjisë dhe publikimin e  Bankës së Shqipërisë për kursin e kembimit Lek/Euro, elementë në formulën përllogaritëse të çmimit të energjisë.

Vitin e kaluar çmimi i energjisë ra me  0.6 lek për Kw. Kjo pasi qeveria vendosi ndryshimin e bonusit për promovimin e burimeve të rinovueshme nga 1.3 në 1.2, një koeficient që është pjesë e metodologjisë mbi bazën e së cilës përllogaritet çmimi vjetor me të cilin hidrocentralet deri në 15më shesin energjinë elektrike, përllogaritje që kryhet nga Enti.

ERE kontaktuar nga gazeta ‘’Si’’ tregon se ky vendim është i Këshillit të Ministrave dhe Enti vetëm e miraton.  Sipas ERE-s kompanitë prodhuese që shesin energjinë tek kompanitë publike preken lehtë nga ky ndryshim i çmimit duke luhatur stabilitetin financiar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë