Ne rrjet

Erdogan: Turqia duhet të pajiset me armë bërthamore

Pas marrjes së një sistemit raketor nga Rusia, presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar të mërkurën se Turqia duhet të pajiset me armë bërthamore.

Duke folur rritjen e industrisë turke të mbrojtjes, në qytetin e Sivasit, presidenti turk deklaroi se nuk ka asnjë vend të zhvilluar që nuk ka armë bërthamore, duke e cilësuar këtë vendim si një të drejtë legjitime të Turqisë.

Presidenti Erdogan tha të mërkurën se ishte e papranueshme që fuqitë bërthamore të ndalojnë Ankaranë të ketë armët e saj.

"Shumë vende disa kanë raketa me mbushje bërthamore. Jo një ose dy por shumë. Atëherë pse nuk mund të kemi edhe ne raketa bërthamore. Unë nuk e pranoj këtë. Nuk ka asnjë vend të zhvilluar sot në botë që nuk ka armë bërthamore. Të gjithë kanë… Shihni se çfarë po bëjnë të tjerët ndërkohë që na thonë të mos prodhojmë armw bërthamore”, deklaroi presidenti turk.

Sistemi rus i raketave “S-400”. Gazeta Si, 5 shtator 2019

Turqia nënshkroi Traktatin e Shpërndarjes Bërthamore në 1980 dhe gjithashtu nënshkruan Traktatin Gjithëpërfshirës të Testit Bërthamor të vitit 1996, i cili ndalon ndërtimin e armëve bërthamore Por Erdogan la të kuptohet se ai dëshironte që Turqia duhet te këtë të njëjtën mbrojtje bërthamore si Izraeli.

Deklaratat e presidentit turk vijnë një muaj pasi Ankaraja ka marrë pjesët e para të një sistemi rus për mbrojtën nga raketat pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së dhe NATO-s.

Ky veprim ka shkaktuar një reagim të ashpër nga ana e Uashingtonit, i cili ka paralajmëruar se Turqia nuk mund të ketë njëkohësisht sistemin rus “S-400” dhe avionët luftarakë amerikane “ F-35”.

Turqia ka ndjekur gjithashtu një politikë gjithnjë e më të pavarur kur bie fjala tek mbrojtja ushtarake, duke rritur lidhjet me armiqtë tradicionale të SHBA-së. Ankaraja ka blerë sistemin e avancuar të mbrojtjes ajrore S-400 për 2.5 miliardë dollarë dhe ka dërguar pjesëtarë të forcave të saj të armatosura në Rusi për t’u trajnuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë