Ne rrjet

Erdogan dhe Putin marrëveshje për tërheqjen e kurdëve

Pas gjashtë orësh bisedimesh kokë më kokë, në Soçi të Rusisë, presidentët Rexhep Taip Erdogan dhe Vladimir Putin arritën një marrëveshje për të mbajtur forcat kurde larg kufirit të Sirisë me Turqinë.

Ankaraja dhe Moska kanë rënë dakord për patrullime të përbashkëta turko-ruse përgjatë kufirit javën e ardhshme dhe i kanë vënë ultimatum forcave kurde për tu tërhequr nga zona.

Presidenti Erdogan tha se kishte rënë dakort me Putinin për t’u dhënë luftëtarëve kurdë një afat të ri për t’u larguar nga zona kufitare, vetëm pak orë para se të përfundonte armëpushimi i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarë turq dhe ata rusë kanë thënë se amëpushimi i ri, që do të zgjasë 150 orë, ka nisur mesnatën e 23 tetorit, dhe se përmes tij, kurdëve iu kërkohet të largohen 32 kilometra larg kufirit mes Turqisë dhe Sirisë
Sipas marrëveshjes, forcat siriane dhe ruse do të mbikëqyrin menjëherë tërheqjen e forcave kurde.

Turqia ka thënë se nuk “nevojë” të rifillojhë operacionit luftarak kundër luftëtarëve kurdë në Siri, sepse është informuar nga Shtetet e Bashkuara se tërheqja e pjesëtarëve kurdë nga zona kufitare ka filluar.

Marrëveshja duket se ndan rolet e Rusisë dhe Turqisë si lojtarët kryesorë të huaj në Siri, pasi Presidenti Donald Trump njoftoi tërheqjen e forcave amerikane nga veriu i vendit në fillim të këtij muaji.

Kjo njoftim i hapi rrugën Turqisë që të nisë një ofensivë ushtarake kundër milicive kurde.

Turqia mësohet se ka krijuar tanimë një "zone të sigurt" brenda Sirisë, e cila është rreth 120 kilometra të gjatë dhe 32 kilometra të thellë. Në këtë zonë Turqia pritet të zhvendosë të gjithë refugjatët sirianë të strehuar në vendin e saj.

Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan. Gazeta Si, 23 tetor 2019

Marrëveshja e së martës me Moskën i mundëson të dyja vendeve të patrullojnë zonën midis qyteteve Tal Abyad dhe Ras al-Ain, duke i dhënë Ankarasë një prani të rëndësishme brenda vendit.

Putin tha se vendimet ishin "shumë të rëndësishme, për të zgjidhur situatën akute në kufirin siriano-turk".

Në një telefonatë me liderin rus, Presidenti Sirian Bashar al-Asad tha se kurdët dhe milicitë e tyre modele separatiste ishin përgjegjëse për situatën në të cilën ndodhen.

Asad ka thënë vazhdimisht se do të rivendoste kontrollin e qeverisë mbi të gjitha pjesët e Sirisë.

Pas dekadash margjinalizimi, kurdët e Sirisë kanë qëndruar kryesisht jashtë luftës civile 8 vjeçare të vendit, duke ndërtuar institucionet e tyre në verilindje të vendit, por ata insistojnë se ata kurrë nuk donin shkëputje.

Erdogan kishte kërcënuar më parë të rifillonte ofensivën ushtarake kundër forcave kurde, nëse ata nuk tërhiqeshin siç ishte rënë dakord në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA.

Operacioni turk "po përfundon dhe gjithçka do të varet tani nga zbatimi i këtyre marrëveshjeve," tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në Soçi.

Rusia është një aleat kryesor i Asadit dhe ka kërkuar që Turqia të respektojë integritetin territorial të vendit.

Pavarësisht se janë në anët e kundërta të konfliktit të Sirisë, Turqia dhe Rusia kanë punuar së bashku për të gjetur një zgjidhje për luftën. Erdogan dhe Putin thanë se të dy vendet do të përpiqeshin "të gjenin një zgjidhje politike të qëndrueshme për konfliktin sirian".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë