Lajme

EMSC: Shkalla e lëkundjeve në Shqipëri po ulet

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare ka njoftuar sot se shkalla e pasgoditjeve të tërmeteve në Shqipëri, pas atij me magnitudë 6.4 të shkallës rihter që goditi vendin mëngjesin e së martës së kaluar, ka ardhur duke u ulur.

EMSC nuk përjashton mundësinë që një pasgoditje e fortë të shënohet në vend, por thekson e aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal.

“Siç mund ta shohim, vala e pasgoditjeve të tërmetit që goditi Shqipërinë po vjen duke u shuar. Edhe pse një pasgoditje e fortë është gjithmonë e mundur përgjatë javëve dhe muajve që pasojnë, aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal”, është postimi në Twitter i Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë