Ne rrjet

Emri i Maqedonisë, Zaev siguron 4 deputetët e parë të opozitës

Pa mbaruar ende afati dhjetëditor për negociatat me opozitën, kryeministri Zoran Zaev ka nisur papritur proceduarat për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë dhe ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Në një sesion të jashtëzakonshëm të hënën, qeveria në Shkup miratoi një mocion për kalimin e ndryshimeve kushtetuese, që do të bënin të mundur ndryshimi e emrit të vendit fqinj. Por a do të thotë ky vendim se kryeministrit Zaev ka siguruar shumicën parlamentare prej dy të tretash? Me çfarë kushtesh janë zhvilluar negociatat dhe çdo të ndodhë nëse mocioni i qeverisë dështon?

Koalicioni qeverisës i Social Demokratët dhe partive shqiptare ka mbështetjen e 71 prej 120 deputetëve në sallë, por Zaev ka nevojë për së paku edhe nëntë deputetëve të VMRO DPMNE-së. Burime nga Shkupit i thanë Gazetës Si se deri më tani, Zaev ka marrë mbështetjen e të paktëm 4 deputetëve të opozitës, që e çon në 75.

Pas referendumit të 30 shtatorit, i cili u shpall ligjërisht i pavlefshëm për shkak të pjesëmarrjes së ulët, LSDM-ja filloi bisedimet me individë të opozitës në përpjekje për t'i bindur të mbështesin marrëveshjen në parlament. Bisedimet janë mbajtur larg medias, por burimeve jozyrtare  hedhin dyshime se deputetët e opozitës mund të kenë kërkuar amnisti, në këmbim të mbështetjes së marrëveshjes me Greqinë. Këto dyshime u shtuan edhe më shumë pasi socialdemrokratët deklaruan disa ditë më parë në një konferencë për shtyp se opozita po përpiqej të negocionte në mënyrë të fshehtë për amnistinë e ish-liderit të saj Nikola Gruevski.

Rregullorja e parlamentit u jep deputetëve maksimumi dhjetë ditë për të diskutuar mocionin e qeverisë për ndryshimet kushtetuese, pas të cilave ata do të duhet të votojnë. Por shumë zyrtarë të partisë se kryeministrit Zaev, kanë siguruar mediat në Shkup se nëse mocioni nuk miratohet atëherë qeveria do të shpërndajë menjëherë parlamentin dhe do ta cojën vendin në zgjedhje të parakohshme.

Zëdhënësi i qeverisë maqedonase, Mile Bosnjakovski, 

"Propozuam në parlament katër ndryshime thelbësore në kushtetutën maqedonase", tha zëdhënësi i qeverisë, Mile Bosnjakovski, në një konferencë për shtyp. Ndryshimin i parë do të jetë shtimi i fjalës 'Veriore' në emrin e  Maqedonisë, siç u përcaktua në marrëveshjen e Prespës. Faza e dytë do të sjellë ndryshim e deklaratës hyrëse të Kushtetutës, e cila do të riafirmonte më hollësisht bazat e shtetësisë së Maqedonisë”, shpjegoi Bosnjaku. Ndryshimi i tretë përcakton se Maqedonia do të garantonte për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendeve fqinje. Ndërsa i fundit ka të bëjë me pikat që përcaktojnë kujdesin e qeverisë maqedonase për diasporën e vendit.

Në lidhje me diasporën, Bosnjakovski shpjegoi se Shkupi do të jetë i detyruar të kujdeset për të drejtat "e popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve që banojnë jashtë vendit pa ndërhyrë në të drejtat sovrane të vendeve të tjera dhe punët e tyre të brendshme”. Pas mocionit të qeverisë të martën, parlamenti do të caktojë një datë për seancë plenare për çështjet kushtetuese.

"Kjo është pjesë e përpjekjes sonë për të përshpejtuar procedurat ligjore në rast se sigurojmë shumicën ... bisedimet me deputetët e opozitës janë ende në vazhdim", tha një burim brenda qeverisë maqedonase për BRIN.  "Nëse mocioni dështon në parlament gjatë seancës së parë, parlamenti do të mblidhet dhe do të kemi zgjedhje të parakohshme", shtoi i njëjti burim.

Kryeministri Zoran Zaev

Bosnjakovski refuzoi të spekulojë për afatet ose rezultatin e votimit, por kryeministri Zaev tha disa ditë më parë se zgjedhjet mund të mbahet rreth 25 nëntorit, pasi pas shpërndarjes së parlamentit duhet të kalojnë të paktën 45 ditë. Ndërkohë, Komisioneri Johannes Hahn e bëri të qartë, të enjten se preferonte sigurimin e një shumice prej dy të tretash në parlament më shumë sesa zgjedhjet e parakohshme. Në një deklaratë për një gazetë austriake, Johannes Hahn tha se zbatimi i marrëveshjes së Prespës ishte "në interes të vendit, dhe jo në interes të partive dhe politikanëve.

Ndërsa bisedimet me deputetët e opozitës po vazhdojnë, deklaratat zyrtare nga të dyja palët sugjerojnë se deri më tani, nuk janë gjetur shumë pika të përbashkëta.

Gjatë fundjavës, kreu i VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski, partia e të cilit këmbëngul se marrëveshja me Greqinë bie ndesh me interesat e qytetarëve maqedonas, i dha dy opsione qeverisë: ose të përballeshin menjëherë me opozitën në zgjedhjet e parakohshme, ose të përmbushnin disa kushte të tjera, si formimi i një qeverie teknike dhe dorëheqja e Kryeministrit në 100 ditë para zgjedhjeve. Përveç kërkimit të një Kryeprokurori të ri dhe një komisioni të posaçëm për të hetuar parregullsitë e supozuara gjatë referendumit, Mickoski kërkoi gjithashtu edhe formimin e një Prokurorie të re Speciale pas zgjedhjeve, duke pretenduar se ajo ekzistuese ka persekutuar politikisht partinë e tij. Prokuroria Speciale u formua në vitin 2015 si pjesë e një marrëveshjeje të sponsorizuar nga BE-ja, midis VMRO DPMNE dhe socialdemokratëve, atë kohë në opozitë. Asaj iu ngarkua hetimi i akuzave për krimet e nivelit të lartë, që dolën në pah pas regjistrimet e shumta telefonike të përgjuara.

Kreu i VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski,

Nga ana tjetër, Mickoski është nën presionin e BE-së, posaçërisht atë të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila vizitoi Shkupin përpara votimit së bashku me një mori personalitetesh perëndimorë. Ashtu si Zaev edhe ai gjendet tanimë në pozicion të vështirë. Nga njëra anë, partia është e përkushtuar ndaj anëtarësimit në BE dhe NATO-s dhe në anën tjetër do ti qendrojë besnike nacionalistëve maqedonas. 

Pjesëmarrja e ulët në referendum ishte e një e papritur e madhe jo vetëm për Perëndimin, por edhe për kryeministrin Zaev. Tanimë, ai është zgjuar nga “ëndrra europiane” për ta gjetur veten mes një krize të madhe politike. Pavarësisht se nuk arriti të siguronte pjesëmarrjen e shumicës qytetarëve për ta bërë të vlefshëm votimin, Zaev tha se do të pranonte vendimin demokratik të atyre që kishin votuar, duke theksuar se referendumi ishte kritik për orientimin perëndimor të Maqedonisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë