Politike

Emrat / PS firmos përjashtimin e 6 deputetëve, ‘shpëtojnë’ 2: Vokshi nxorri nga çanta tymueset, Nallbati i vuri flakën

Pas bllokimit të punimeve të hënën ku seanca parlamentare u shoqërua me kaos, tym e flakë, grupi parlamentar i PS-së ka bërë gati listën e emrave për përjashtim.

Ata i kanë propozuar Sekretariatit të Etikës përjashtimin e deputetëve; Flamur Noka, Bledion Nallbati, Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Sorina Koti dhe Flamur Hoxha.

"...Deputeti Gazment Bardhi mori karriget e deputetëve dhe i vendosi mbi foltore duke e bllokuar atë. Deputeti Bardhi konfliktohet me punonjësit e sigurisë në sallën plenare dhe në një moment ai hedh një karrige në drejtim të tyre duke dëmtuar rëndë njërin prej gardistëve në dorë.

Deputeti Flamur Noka gjithashtu mori karriget të cilat ishin vendosur si barrikadë në një nga hyrjet e sallës plenare dhe i vendosi mbi foltore duke e bllokuar atë. Deputeti Noka mban dy flakadanë duke i drejtuar ato drejt Drejtueses se Seancës. Kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Në mbyllje te seancës deputeti Flamur Neka hedh një flakadan të ndezur drejt Kryeministrit.

Situata agravoi edhe më shumë në momentin kur deputeti Bledjon Nallbati nxjerr nga çanta e deputetes Albana Vokshi një kuti të cilën sapo e ndezi mori menjëherë flakë, gjithashtu i ndihmuar edhe nga deputeti Flamur Hoxha këtë kuti e vendosi në tavolinën përpara, duke dëmtuar pajisjen elektronike të votimit dhe rrezikuar që flakët të përhapeshin në sallë. Kjo situatë shkaktoi panik dhe tek vetë deputetët e opozitës", thuhet në kërkesën e PS për përjashtim. Ndërkohe, Sekretariati vendosi përjashtimin e katër prej tyre, duke 'shpëtuar' deputetet femra Koti dhe Vokshi

Ndërkohë, Gazment Bardhi në anën tjetër ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar ditën e nesërme në mesditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë