Ka ndodhur

Emrat/ Dogjën ullishte, hardhi dhe sipërfaqe toke, arrestohen dy shtetas në Fier

Dy shtetas, një në Mallakastër dhe një në Fier, Emiraldo Ahmetaj dhe Mirel Bucka janë arrestuar nga policia pasi dyshohen si autor të zjarrit njeri në fshatin Çorrush, ku si pasojë është djegur sipërfaqe toke e konsiderueshme me bimësi të ndryshme dhe tjetri disa mbeturina në pronën e tij, ku zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur ullinj, dru frutorë dhe hardhi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke  garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë