Rend dhe Ligj

Emiljano Shullazi padit Arta Markun dhe Donika Prelën në SPAK

gazetasishullazi

Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani kanë kallëzuar penalisht në SPAK ish-kryeprokuroren Arta Marku dhe ish-prokuroren, Donika Prela, e shkarkuar nga vettingu më 25 shtator. Dy të dënuarit akuzojnë Markun dhe Prelën për shpërdorim detyre për rrjedhjen e informacioneve në media gjatë procesit gjyqësor ndaj tyre.

Gjatë maratonës në procesin gjyqësor kundër Emiljano Shullazit, Donika Prela drejtonte Prokurorinë për Krimet e Rënda, si e komanduar aty nga Arta Marku, që po në të njëjtën kohë drejtonte Prokurorinë e Përgjithshme.

I gjithë procesi rrezikohej të minohej për shkak të afateve kohore në limit dhe Shullazi të fitonte lirinë për shkak se asnjë prej prokurorëve të Krimeve të Rënda nuk po jepte pretencën para gjykatës ndaj tij.

I fundit që nuk pranoi të jepte pretencën me arsyetimin se ishte sëmurë dhe po kurohej jashtë vendit ishte prokurori Eneid Nakuçi, aktualisht pjesë e SPAK. Por, situatën e mori vetë në dorë Donika Prela, e cila dha pretencën me burg për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin dhe bashkëpunëtorët e tjerë të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë