Politike

Romano Prodi: Marrëveshja Rama-Meloni, një komedi interesante për interesa partiake të dy liderëve  

Dërgimi i emigrantëve në Shqipëri është "një ide e mirë", por për Melonin, është një "lojë e vogël perfekte".

I ftuar i ‘Piazza Pulita’ në La7, ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi kritikon kryeministren Giorgia Meloni për marrëveshjen me kryeministrin shqiptar Edi Rama për krijimin e qendrave të riatdhesimit përtej Adriatikut.

Gjatë intervistës televizive me Corrado Formigli, ish-kryeministri italian kritikoi ashpër edhe reformën e kryeministrisë të kërkuar nga qeveria.

Për Romano Prodin, marrëveshja për emigrantët e nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë bazohet vetëm në çështje interesash politike: “Elektorati voton për ata që besojnë se duhet të ulen taksat dhe se emigrantët trajtohen keq”, tha ish-kryeministri. “Qeveria nuk është në gjendje të bëjë asgjë për taksat dhe vjen me këtë ide për të dërguar emigrantë jashtë Italisë”.

“Lindi kjo komedi interesante – është komenti i profesorit – marr me qira disa hektarë në Shqipëri, ndërtoj një fshat që mund ta kishim ndërtuar lehtësisht vetë me të gjitha garancitë e të gjitha llojeve. Unë u jap mesazhin italianëve se po i largoj emigrantët, por nuk është kështu sepse atje do të duhet të ruhen dhe të disiplinohen nga autoritetet tona - shpjegon më tej ai - Nga pala shqiptare duket sikur ka pasur një investim në një biznes të vogël në Shqipëri”.

Për Prodin marrëveshja është “një gjë shumë e vogël që  kushton shumë, por mesazhi politik është shumë i fortë”.

“Rama, thotë profesori, i cili nuk është i fundit për nga mprehtësia politike, bën të kundërtën me qytetarët e tij, pra thotë: ‘Me këtë e ndihmoj Shqipërinë të arrijë në Europë”.

Me pak fjalë, kontrata është perfekte. Pra, emigrantët nuk kanë lidhje me këtë, është thjesht një lojë e bukur politike që u kushton shumë qytetarëve tanë. A u konsultua Parlamenti për këtë marrëveshje? Po normale, ai (Parlamenti) nuk është përfshirë kurrë nga kjo qeveri. Këtu kemi dy liderë politikë që janë në interes të partive të tyre dhe në fakt kjo marrëveshje e përsosur politikisht do të festohet solemnisht në pragun e zgjedhjeve evropiane”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë