Bota

Shpërthim në një qendër emigrantësh në Itali, 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

Panik në San Lorenzo Nuovo (Viterbo), të Italisë ku gjatë natës ka ndodhur një shpërthim i fortë në një qendër pritjeje për azilkërkuesit.

Janë 30 të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë, të cilët janë transportuar në spitale të ndryshme të zonës. Struktura, e përdorur për të akomoduar familje, strehonte gjithsej 30 persona dhe u shkatërrua plotësisht. Mes të plagosurve ishin edhe disa fëmijë. Prokuroria e Viterbos ka hapur dosjen hetimore dhe mes hipotezave nuk përjashtohet një rrjedhje gazi.

Zjarrfikesit përjashtuan praninë e njerëzve nën rrënoja.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 01:00 të natës.  “Kishte një shpërthim, ndoshta për shkak të një rrjedhje gazi, por hetimi do të sqarojë shkaqet e sakta të asaj që ndodhi,” tha kryebashkiaku i San Lorenzo Nuovo.

“Të 30 personat e pritur në objekt u transportuan në spital për t’iu nënshtruar kontrolleve”, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë