Politike

Emigrantët, Berisha: Marrëveshja me Italinë rrezikon turizmin dhe rrit ksenofobinë. Shpresoj të ndërhyjë Gjykata e Strasburgut

Gazeta Si - Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për hapjen e dy qendrave të pritjes pr emigrantë në Lezhë, mund të shkaktojë rrezikun e dëmtimit të turizimit vendas dhe të sjellë ksenofobia.

Në një intervitë për gazetën italiane "Corriere della Sera", Berisha thekson se Shqipëria është një vend mikpritës, “por ka frikë se problemet e ndodhura diku tjetër mund të regjistrohen në territorin e saj”.

Ai akuzon kryeministrin Rama se ka bërë gjithçka në fshehtësi të plotë: "Nuk respekton as të drejtat e opozitës. Mua nuk më lë të dal nga vendi...".

79 vjeç, ish-kryeministër dhe president i Shqipërisë, ende deputet dhe lider i qendrës së djathtë shqiptare, buzëqesh: “Po a e njihni Shëngjinin, ku Edi Rama dhe Giorgia Meloni duan të ndërtojnë dy qendra për emigrantë?”.

Jo president.

Në verë Shëngjini është një nga vendet më të frekuentuara nga turistët dhe sipërmarrësit italianë, këtë vit pati një bum të vërtetë, hotele dhe resorte, plazhe të mbushura me njerëz. Ndoshta kryeministrja Meloni, të cilën e respektoj shumë, e ka arritur me qëllim këtë marrëveshje për të kthyer italianët që të pushojnë në vendin e tyre.

Këtë verë në Shqipëri ishte edhe kryeministrja italiane...

Ishte një nder i madh për të gjithë ne që ajo erdhi për të kaluar disa ditë pushimi në Shqipëri. Dhe ia kaloi shumë mirë për mendimin tim, edhe me një aperitiv me Edi Ramën, por duhet të ishte ndalur me kaq.

Ata e quajtën atë pakti “spritz” (një nga aperitivët italianë më të famshëm në botë)

Kam shumë miq në Forza Italia, në Lega, te Fratelli d'Italia, edhe pse nuk e njoh personalisht Giorgia Melonin. Por, me të vërtetë, për mendimin tim marrëveshja për emigrantët është shumë e rrezikshme për shumë arsye.

Cilat?

Epo, kam frikë, për shembull, se ksenofobia mund të rritet dhe nuk do të doja as të shihja protesta në rrugë kundër Italisë një ditë. Shqipëria është një vend mikpritës, nuk ka racizëm, por është gjithashtu një vend i vogël, e cila për këtë arsye ka frikë se problemet e para tashmë në vendet e tjera ku kanë lindur këto qendra, mund të ndodhin në territorin e saj. Mendoj për Gjermaninë, për vetë Italinë, ku kanë ndodhur vjedhje dhe dhunë seksuale. Lajmi, për shembull, se nga Lampeduza do të mbërrijnë në Shqipëri vetëm emigrantë meshkuj të rritur, u prit me shqetësim. Megjithatë Edi Rama premtoi publikisht vetëm dy vjet më parë se vendi ynë nuk do të priste kurrë emigrantë nga shtetet shumë të pasura perëndimore.

Ai tha se e bëri këtë vetëm nga një ndjenjë miqësie dhe mirënjohjeje ndaj Italisë.

Edi Rama mendon vetëm për pushtetin e tij, për interesat e tij, kam frikë se do të përfitojë personalisht nga mbështetja ekonomike që do të vijë nga Italia. Gjykata jonë Kushtetuese thotë se për t'i caktuar ekstra-territorialitetin një vendi, duhet autorizimi i Presidentit të Republikës. Edi Rama, nga ana tjetër, e bëri gjithçka i vetëm, në fshehtësi, pa mandat. Shpresoj që Gjykata e Strasburgut të ndërhyjë dhe të anulojë gjithçka.

E thua këtë sepse Rama është socialist dhe ju jeni nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë dhe jeni kundërshtarë politikë?

Nuk është kështu. Kur isha kryeministër, ne bëmë një luftë shumë të ashpër kundër trafikantëve të qenieve njerëzore, derisa i hoqëm qafe. Tani, me qeverinë e re, kontrabandistët janë kthyer në detet tona dhe nuk do të doja që këta mijëra emigrantë që vijnë nga Italia të përbënin një biznes të ri. Dhe përsëri: marrëveshja thotë se të drejtat e njeriut do të respektohen. Por Edi Rama nuk respekton as të drejtat e opozitës: Unë nuk mund të largohem më nga vendi...!

Akuza të rënda korrupsioni janë bërë kundër jush President Berisha.

Akuza pa prova, rezultat i një makinerie nga lobet. George Soros është kundër meje.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë