Politike

Emërimi i Vlora Hysenit, Bardhi: S’e kuptoj pse një zyrtar i shkarkuar, të shkojë në krye të SHISH. Provokim ndaj Kosovës

Propozimi i Edi Ramës për të çuar në krye të SHISH, Vlora Hysenin, është parë nga deputeti i PD-së, Gazment Bardhi si provokim i panevojshëm ndaj Kosovës.   

“Eshtë hera e parë që e dëgjoj emrin e znj.Hyseni dhe nuk kam asnjë njohje për cilësinë dhe aftësinë e saj në krye të kësaj detyre. Çfarë më bën përshtypje është fakti se znj Hyseni ka mbajtur për një periudhë kohe pozicionin e nëndrejtores se AKI (shërbimit inteligjent të Kosovës) dhe është shkarkuar nga aty nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Nuk njoh asnjë nga arsyet e këtij shkarkimi, por me duket e pazakontë që një zyrtar i shkarkuar nga institucionet e Kosovës (në fushën e inteligjencës) të emërohet po në këtë fushë nga Shqipëria”, shkruan Bardhi në Facebook.

Sipas tij, ky rast i duket një provokim i panevojshëm nga Shqipëria karshi institucioneve të Kosovës.

“Midis institucioneve të dy vendeve tona duhet sa më shumë bashkëpunim e bashkërendim, ndërsa gjeste te tilla stimulojnë konflikt të panevojshëm dhe të dëmshëm. Unë nuk e kuptoj këtë sjellje të kryeministrit por mbetem me shpresë se Presidenti Begaj nuk do të lejojë krijimin e një klime të panevojshme e të dëmshme provokimi, mosbesimi e mosbashkëpunimi midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë”, shkruan Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë