Elon Musk ka njoftuar se marrëveshja e tij për të blerë Twitter-in, është lënë pezull deri në momentin që ai do të marrë më shumë informacion se sa adresa false ka në platformë.
Aksionet e Twitter-it ranë me 18% pas njoftimit.
Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Musk, njoftoi muajin e kaluar se ai synon të blejë Twitter për 44 miliardë dollarë dhe më parë ka postuar në Twitter se një nga prioritetet e tij kryesore do të ishte heqja e "botëve të padëshiruar" nga platforma.
Edhe përpara njoftimit të së premtes, vlera e tregut të kompanisë kishte rënë në 9 miliardë dollarë nën çmimin e ofertës për shkak të shqetësimeve rreth marrëveshjes./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.