Futboll

Eliminatoret e Europianit, Shqipëria bie në vazon e katërt

Pas mbylljes së fazës së parë të kompeticionit Uefa Nations League janë ndarë vazot për eliminatoret e kampionatit europian 2020. Duke u bazuar në rezultatet e marra në Nations League, kombëtarja e Shqipërisë ka rënë në vazon katër për këto eliminatore.
Në shortin që do të hidhet në datë 2 dhjetor kombëtarja kuqezi do të ketë tre skuadra më të forta. Dy ekipet që kombëtarja jonë pati në grupin e Uefa Nations League kanë qëndruar në vazon e tretë, duke mbajtur një pozicion më komod.

Sakaq Kosova është ngjitur në vazon e pestë pas performancës shumë të mirë që bëri në Ligën e Kombeve.  Sipas rregullit të Uefa-s dy vendet e para në grup shkojnë në kampionatin europian, këtyre do iu bashkohen edhe katër finalistet e Uefa Nations League.   

Më poshtë ndarja e vazove të përcaktuara nga UEFA:

Vazo e UEFA Nations League: Switzerland, Portugal, Netherlands, England
Vazo 1 (6): Belgium, France, Spain, Italy, Croatia, Poland
Vazo 2 (10): Germany, Iceland, Bosnia and Herzegovina, Ukraine, Denmark, Sweden, Russia, Austria, Wales, Czech Republic
Vazo 3 (10): Slovakia, Turkey, Republic of Ireland, Northern Ireland, Scotland, Norway, Serbia, Finland, Bulgaria, Israel
Vazo 4 (10): Hungary, Romania, Greece, Albania, Montenegro, Cyprus, Estonia, Slovenia, Lithuania, Georgia*
Vazo 5 (10): FYR Macedonia, Kosovo, Belarus*, Luxembourg, Armenia, Azerbaijan, Kazakhstan, Moldova, Gibraltar, Faroe Islands
Vazo 6 (5): Latvia, Liechtenstein, Andorra, Malta, San Marino
(*Skuadrat me yll janë ngjitur një vazo)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë