Politike

Elbasani ‘ok’ me votimin elektronik/ Rinumërohen votat e Rrogozhinës,  Memolla fitues me 21 vota

Nga Gazeta Si- Rinumërimi i fletëve të votimit në 3 qendrat e votimit për bashkinë e Elbasanit ka sjellë një rezultat të pandryshuar.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve deklaroi se rezultati pas rinumërimit të fletëve, ishte në përputhje me atë të dalë nga pajisjet elektronike.

“U rivlerësuan fletët fizike në QV 2373/1, QV 2481/1 dhe QV 2483/ 00, dhe nga rivlerësimi dhe rinumërimi i fletëve fizike për kryetarë bashkie, rezulton se ato përputhen plotësisht me rezultatin e transmetuar nga pajisjet elektronike në sistemin e KQZ-së”, u shpreh ndër të tjera anëtari i KAS-it, Ledio Braho.

Pas këtij vendimi, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi reagoi duke postuar në rrjetet sociale se “Të dhënat e dala nga rinumërimi, përputhen 100% me rezultatin e sistemit elektronik të transmetuara nga pajisjet elektronike të votimit dhe numërimit (PEVN) në KQZ. Të dhënat nga rivlerësimi/rinumërimi i disa QV-ve të Bashkisë Elbasan dhe Kamëz”.

Ndërsa KAS, pas kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” rinumëroi votat për Rrogozhinën, ku debati më i madh kanë qenë votat e dala nga burgu i këtij qyteti që i dhanë fitoren kandidatin socialist Edision Memolla me 30 vota diferencë. Pas mbylljes së prcoesit të rinumërimit, rezultoi se kandidati i PS, Edison Memolla ka marrë 5129 vota, ndërsa kandidati  i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka marrë 5108 vota, duke ngushtuar diferencën nga 30 vota në 21 vota. Ndërsa nesër pritet të numërohen fletet e votimit për kandidatët për kryetar bashkie për Belshin.

.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë