Politike

“BF” ankimoi rezultatin, KAS hap kutitë e votimit në Rrogozhinë, rinumërohen votat (foto, video)

Mandati i Edison Memollës si kryebashkiak i Rrogozhinës nuk është ende përfundimtar. KAS ka filluar të hënën në mesditë rinumërimin e kutive të 55 qendrave të votimit të Bashkisë së Rrogozhinës.

Karta më e fortë e demokratëve ishin votat e burgut, që përmbysën rezultatin në moment të fundit, në favor të socialistëve.

“Hapja e kutisë se burgut të Rrogozhinës përmbysi rezultatin  pasi diferenca ishte 57 vota plus për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha, por pas kutisë se burgut fitoren e mori Edision Memolla i PS me 30 vota diferencë”, tha Ivi Kaso nga “Bashkë Fitojmë”.

“Ajo QV ka 10 vite që ekziston. Para dhe gjatë votimit nuk kishte asnjë ankesë  nga pala ankimuese, pretendimet erdhën pasi u shpall rezultati fitues. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës”, reagoi më herët Eridian Salianji nga PS.

Por dy anëtarët  e zgjedhur nga  opozita, Ledio Braho dhe Elvis Cefa vendosën që të hapen kutitë e votimit në gjithë bashkinë, referuar Kodit Zgjedhor ku një anëtar i KAS ka të drejtë të marrë një vendim të tillë nëse ka dyshime që vullneti i zgjedhësve është tjetërsuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë