Një 23-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë natës në Elbasan.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan.
Mësohet se 23-vjeçari Kei Piku, banues në Elbasan është qëlluar me armë zjarri dhe është gjetur në rrugë i shtrirë para një lokali.
Ai është marrë nga patrulla dhe është dërguar në spital ku u konstatua se është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.