Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare që lidh qytetin e Elbasanit me ish-Kombinatin Metalurgjik, në afërsi të kompleksit sportiv.
Mësohet se një autoveturë me targë AA293ME ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.
Drejtuesi i biçikletës është përplasur në pjesën e përparme të autoveturës dhe ka përfunduar jashtë rruge.
I plagosuri fillimisht është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, më pas është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij sipas mjekëve për momentin paraqitet kritike.
Ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.