Ka ndodhur

Ekzekutohet 50-vjeçari në Fier në sy të gruas

Një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë mëngjesin e kësaj të hëne në Fier.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh”.

Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin Ahmet Toska, 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”.

50-vjeçari është vrarë me armë zjarri, pranë banesës së tij, ndërsa dëshmitare është bërë gruaja e tij, e cila ka parë të gjithë skenën.

Pas krimit, autori menjëherë është larguar, ndërsa ulërimat e gruas kanë alarmuar lagjen.

Viktima ka qenë duke përcjellë gruan e tij për në punë, ndërkohë që një person i paidentifikuar e ka qëlluar me armë zjarri nga afër, në kokë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë