Shkencë

Eksperti italian: Vala sizmike në Adriatik mund të zgjasë për muaj të tërë

Vala sizmike në Adriatik po vazhdon dhe sipas ekspertëve mund të zgjasë me muaj.

Pas tërmetit të fuqishëm me madhësi 5.6 ballë në 27 mars 2021 përgjatë bregdetit italian, sizmiologët regjistruan mbi 100 lëkundje në tre ditë: katër tërmete me një madhësi më të madhe se 4, i fundit nga të cilët ndodhi të martën në mëngjes në orën 09:35 të mëngjesit, rezultoi i dobët në rajonin Gargano.

Kështu shpjegon sizmologu Alessandro Amato, kreu i “Tsunami Alert Center” (CAT) të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.

"Është e mundur që të ketë pasur më shumë lëkundje sesa ato të regjistruara, sepse sizmometrat janë të vendosur përgjatë bregdetit të paktën 60-70 kilometra larg epiqendrës dhe na lejojnë të lokalizojmë vetëm tërmete me madhësi më të madhe se 2.5 në det", thekson eksperti.

Alessandro Amato

Në çdo rast, aktiviteti sizmik i këtyre ditëve "pasqyron prirjen e pritur, me dridhjet në rënie, si për nga numri, ashtu edhe nga madhësia". Sekuenca, megjithatë, nuk është ende e plotë: sipas Amatos, “skenari më i mundshëm, është që fenomeni të vazhdojë në muajt e ardhshëm, por me një intensitet në rënie. Sidoqoftë, kjo nuk përjashton që mund të ketë një riaktivizim ose që një thyerje të pllakës që shkakton përplasje mes tyre”.

Në këtë moment, zona e prekur nga lëkundjet, "shtrihet në det për rreth 15 kilometra dhe përfshin një sistem të brishtë, që në të kaluarën nuk është karakterizuar nga një natyrë sizmike e lartë, edhe pse drejt Shqipërisë dhe Malit të Zi ka gjeneruar tërmete më të fortë se ai që ra të shtunën”, nënvizon eksperti.

Ajo që kanë shkaktuar lëkundjet, ka qenë një "mekanizëm i afrimit të pllakës ballkanike drejt Adriatikut, ose një mekanizëm shtypjeje që është krejtësisht i kundërt me mekanizmin e zgjatjes që ndodh përgjatë Apenineve".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë