Interviste

Eksperti gjerman: BE po kërkon shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Eksperti gjerman Thomas Kleine-Brockhoff ka deklaruar së fundmi në një intervistë se shumica e vendeve anëtare të BE-së kanë kërkuar shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, me qëllim hapjen e negociatave vetëm me këtë të fundit.

Drejtor i zyrës së Fondit Gjerman Marshall në Shteteve të Bashkuara të Amerikës thotë se Gjermani është kundër këtij skenari, pavarësisht këmbënguljes së vendeve skeptike si Franca, Holanda apo Gjermani.

Në një interviste me “European Western Balkanas”, ai ka folur edhe për kundërshtimin e Gjermanisë ndaj ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe përcarjet Berlin-Uashington në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor.

Gjermania ishte një nga mbështetësit më të rëndësishëm të zgjerimit të BE-së në të kaluarën. A mendoni se kjo ka ndryshuar në dy vitet e fundit? A është zvogëluar mbështetja ndaj zgjerimit në Gjermani?

Mjedisi i përgjithshëm ka ndryshuar. Ne kemi një BE më të fragmentuar dhe një perspektivë për një BE më të fragmentuar, duke pasur parasysh parlamentin aktual, populizmin dhe nacionalizmin. Për nacionalizmin, zgjerimi është një anatemë. Rritja e nacionalizmit në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor është një problem i madh për BE-në.

Thomas Kleine-Brockhoff, Gazeta Si, 2 shtator 2019

Madje jam pak i befasuar që mbështetja për zgjerimin është ende e fortë. Kisha parashikuar një rënië më të madhe të mbështetjes duke pasur parasysh mjedisin.

Edhe pse samiti i Ballkanit Perëndimor në Berlini nuk prodhoi shumë, në Gjermani ekziston një axhendë e vazhdueshme për të përfshirë Ballkanin Perëndimor në familjen evropiane.

Duke e pasur parasysh këtë, si e shpjegoni vendimin e fundit për shtyrjen e fillimit të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, veçanërisht duke pasur parasysh mbështetjen që vjen nga Gjermania për ndryshimin e emrit?

Para ssë gjithash, çështja ka të bëjë me lidhjen midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për t’u anëtarësuar së bashku. Kjo ishte vendosur disa kohë më parë por pikëpyetja më e a madhe brenda BE-së është është ndarja e tyre, sidomos në vendet kritike si Franca, me Holanda, Austri dhe disa vendet e tjera. Gjermania është përpjekur ta fshijë atë çështje. Edhe pse ai vendim është marrë, unë jam akoma i bindur që ka një mbështetje të vazhdueshme për zgjerimin.

A besoni se tërheqja e Angela Merkel ka ndikuar në politikën gjermane ndaj zgjerimit?

Angela Merkel është ende kancelare deri në vitin 2021. Deri më tani, nuk ka asnjë pasojë. Politika është goxha e qëndrueshme dhe për disa cështje, ndoshta shumë më e qëndrueshme. A mund të ketë një efekt pasi ajo të jetë larguar? Po. Sepse, ne kemi një peizazh në ndryshim të sfidave të politikës së jashtme, që janë aq të mëdha, sa që do ta na duhet të rishikojmë politikën e jashtme gjermane. Kemi sfida përballë Rusisë, nuk dimë çfarë të bëjmë me Kinën, kemi sfida me SHBA, dhe kemi sfida brenda Evropës.

Unë mund të shoh lehtësisht që një kancelar i ri mund të rivlerësojë politikën e jashtme për shkak të madhësisë së disa çështjeve. Nuk e di se cilat do të ishin pasojat për Ballkanin Perëndimor, por do të vinin si pasoje e sfidave gjeopolitike.

Kur bie fjala për çështjen e Kosovës, e cila është një nga çështjet më të rëndësishme tani në Ballkanin Perëndimor, Gjermania kishte një rol mjaft të fortë në këtë proces që nga fillimi. Sidoqoftë, ekziston një përshtypje që vitin e kaluar që roli i Gjermanisë ishte zvogëluar disi dhe se SHBA-të u bënë shumë më të pranishme në zgjidhjen e këtij problemi, pati një mosmarrëveshje për ndryshimin e kufijve dhe Gjermania ishte kundër kësaj ideje ndërsa SHBA ishte e hapur ndaj saj. A mendoni se pozicioni gjerman në Ballkanin Perëndimor është dobësuar apo ka ndonjë përcarje midis interesave amerikane dhe gjermane?

Angela Merkel dhe Donad Trump, 2 shtator 2019

Unë nuk mendoj se ka një dobësim të ndikimit gjerman, por një përplasje e pikëpamjeve të ndryshme të administratës amerikane dhe asaj gjermane që mund të rezultojë në një dobësim të ndikimit perëndimor në përgjithësi sepse nuk është një përpjekje e bashkuar.

Nuk është sekret që administrata gjermane dhe ajo amerikane nuk shihen më “sy më sy” për një listë të gjatë çështjesh. Ballkani u identifikua si një nga ato fusha ku ka një listë më të e madhe mosmarrëveshjesh. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi nisi si një përpjekje e bashkuar, pasi Ballkani ka qenë gjithnjë një zonë e bashkëpunimit gjerman - amerikan, madje edhe në momentet kur kemi patur mosmarrëveshje në të gjitha llojet e fushave.Kjo ide nuk funksionoi dhe u përkeqësua me çështjen e kufijve të Kosovë. Kjo ka kontribuar në dobësimin e tërë përpjekjeve perëndimore..

Pse mendoni se Gjermania kundërshton ndryshim të kufijve të Kosovës? A është parim apo ka të bëjë me vetë Kosovën?

Unë mendoj se janë të dyja. Argumenti kryesor është efekti domino që mund të pasojë duke hapur idenë e ndryshimit të kufijve. Nëse dy liderë të dy vendeve vendosin se kjo është ajo që ata duan të bëjnë, dhe bien dakord për të, çështja e ndryshimit të kufijve është nuk i takon më komunitetit ndërkombëtar.

Por kjo do të hapte kutinë e Pandorës dhe do të pasojë ndryshime kufijsh që nuk janë konsensuale. Do të fillojë me Republikën Srpska, pasi ajo ka njoftuar tashmë se ditën kur do të nënshkruhet kjo marrëveshje, ata do të përpiqen të bashkohen me Serbinë. Kjo është arsyeja skepticizmit gjerman.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë