Ne rrjet

Ekspertët: Çfarë do të ndodhë në samitin e Ballkanit Perëndimor në Berlin

Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor Berlin më 29 prill, mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta duket se do të përqedrohet tek gjetja e një zgjidhjeje për dialogun Kosovë-Serbi.

Edhe pse samiti do të jetë rajonal, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron nuk e kanë mbajtur të fshehtë faktin se marrëdhëniet Prishtinë-Beograd do të jenë tema kryesore në tryezën e bisedimeve.

BE, roli i të cilës ka qenë tejet e rëndësishëm në normalizimin raporteve te Serbisë dhe Kosovës, dështoi t'i shtyjë të dy qeveritë të arrinin një marrëveshje gjithëpërfshirëse deri në fund të këtij mandati të Komisionit Europian.

Por a do të bëjë samiti i Berlinit që Gjermania për të rimarrë rolin e saj udhëheqës në dialogun e Serbisë dhe Kosovës dhe të qetësoje frikën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për shtyrjen e hapjes së negociatave?

Sipas James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër tha se ky do të jetë një mision tejet i vështirë.

"Duket e paqartë se çfarë po planifikohet. Disa raporte sugjerojnë se kjo është një iniciativë e re e madhe. Të tjerë duket se sugjerojnë se është një takim formal”, thekson ai, duke deklaruar se beson se takimi do të shërbejë kryesisht për të ndihmuar në rifillimin e dialogut.

"Është e mundur që përpjekjet do të fokusohen në bashkimin e të gjitha palëve relevante dhe krijimin e kushteve për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë duke kërkuar kompromise për çështjet e vështira, si njohja e Pavarësisë dhe heqja tarifave" , thotë Ker-Lindsay.

Bodo Weber, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin e Politikave të Demokratizimit është po ashtu i bindur se fokusi i takimit do të jetë një rifillim i dialogut Serbi-Kosovë.

"E shoh takimin e 29 prillit në radhë të parë si një përpjekje për të kapërcyer bllokimin e mosmarrëveshjeve për shkëmbimet territoriale. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federica Mogherini dhe ekipi i saj kanë udhëhequr negociatat e drejtuara nga Brukseli në një mënyrë totalisisht të papërgjegjshme”, thotë ai. “Berlini dhe Parisi po përpiqen të dalin me në një politikë të përbashkët që shtetet anëtare kryesore të marrin kontrollin e ekipit të Mogherinit dhe të lëvizin ngadalë drejt rifillimit të procesit të negociatave.

Weber gjithashtu sjell në vëmendje propozimin e ndryshimit të kufijve, të cilin ai e sheh si problematik.

Shumë shtete fajësojnë BE-në për këtë skenar, dhe qëndrimin e hapur ndaj idesë së ndryshimi të kufijve, që duket se ka vrarë dialogun dhe ka përçarë jo vetëm dy shoqëritë, por edhe bashkësinë ndërkombëtare.

Raportet e mediave përmendin "sovranitetin e dyfishtë" si një zgjidhje që do t’i ofronte Serbisë sovranitet të kufizuar mbi Veriun e Kosovës dhe në fushat që janë jetike për komunitetin serb të Kosovës, siç janë kishat dhe manastiret që i përkasin Kishes Ortodokse Serbe.

Megjithatë, Igor Novakovic, përfaqësues i Këshillit për Qeverisjen Demokratike në Serbi, nuk beson se planet e Gjermanisë dhe Francës bazohen në njohuri realiste.

"Edhe pse në parim çdo ide e cila është konstruktive mund të jetë e vlefshme për procesin, unë dyshoj se në këtë nivel mosbesimi dhe tensioni politik, sovraniteti i dyfishte do të ishte i papranueshëm nga Prishtina”, thotë ai. Sipas ekspertit samiti mund të jetë një fillim i ri për bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë