Keshilla

Ekspertët: Blini ushqime çdo dy javë, për të respektuar distancimin social

Ndër aktivitetet thelbësore të lejuara gjatë izolimit në shtëpi është blerja e ushqimeve, por shumica e ekspertëve thonë se çdo njeri duhet të shkojë sa më pak në dyqan, pjesë kjo e strategjisë së distancimit social.
Joanna Michalowska, një dietologe thotë se duhet të bëni një listë me ushqimet që ju duhet dhe t’i blini për një periudhë dy javore
"Kur ndodh diçka e tillë, ne nuk e dimë se çfarë po ndodh, si të sillemi kështu që e mira është të përllogarisni ushqimet tuaja," tha Michalowska.
Ajo këshillon që fillimisht të bëni një inventar të bufesë dhe frigoriferit, më pas krijoni një plan ushqimi të shëndetshëm për dy javët e ardhshme. Ekipi i saj tregoi si mund të përdoret një program për të planifikuar konsumimin e ushqimeve, të cilët duhet të jenë të shëndetshëm. Gjithashtu këto programe tregojnë se çfarë ushqimesh duhet të blini në mënyrë që të mos prishen dhe të mos ngeleni pa ushqime në shtëpi.
Rekomandimet në program duhet të rregullohen në përputhje me shijet tuaja dhe disponueshmërinë e ushqimeve.
“Do të befasoheni sa shumë do t’ju ndihmojë kjo gjë,” tha dietologia, duke shtuar se një tjetër qëllim i kësaj praktike është edhe ruajtja e distancimit social.
“Mos blini me panik. Bëni një listë çfarë ju duhet në shtëpi dhe çfarë keni të nevojshme,” shtoi ajo.

Programi është i bazuar në planin specifik të një vakti që është përgatitur nga Michalowska. Ato plane ditore të konsumimit të ushqimit janë të bazuara në bimë dhe mish të freskët, vezë sepse është një burim i rëndësishëm proteine
“Të bësh zgjedhje të shëndetshme është thelbësore,” tha ajo, ndërsa parashikon që shumë do të fitojnë peshë gjatë pandemisë.
Ajo ofron këto këshilla të përgjithshme për konsumatorët:
-Bëni një listë me elementeve thelbësore. Përgatituni ta ndryshoni në bazë të stokut të produkteve dhe nuk duhet të luhateni nga reklamat e ndryshme të ushqimeve.
-Mos e teproni duke konsumuar shumë dhe kontrolloni datat e ushqimeve që prishen për t’u siguruar që do të konsumoni të gjitha për periudhën e caktuar.
-Zgjidhni produkte ushqyes me data të gjata të përdorimit, siç janë makaronat integrale, orizin kafe, qumështin e konservuar, farat dhe bishtajoret.
-Shmangni ushqimet e përpunuara dhe ëmbëlsirat jo të shëndetshme, pasi do t’i hani të gjitha shpejt e shpejt nëse qëndroni në shtëpi.
Blini produkte që do të përdorni edhe pasi të ketë mbaruar pandemia. Mos blini artikuj që nuk ju pëlqen ose janë alergjikë thjesht sepse ato kanë një datë të gjatë përdorimi dhe janë në dispozicion.
Këshilla e fundit që është edhe më e rëndësishmja, mos blini fruta dhe perime vetëm se mendoni që janë të shëndetshme, por që askush nuk i ha.
"Ju nuk mund të ndërtoni një plan ushqimi që është i mirë për çdo person," tha Michalowska duke llogaritur shijet e tyre, gjendjen e mallit dhe kërkesat shëndetësore ndryshojnë.
Ndër të tjera ajo thotë se shpreson që planet të shërbejnë si një udhëzues pasi njerëzit të përpiqen për të qenë të shëndetshëm./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë