Futboll

Ekipet e mëdha nuk gabojnë në startin e Europa League

Janë eliminuar surprizat në raundin e parë të ndeshjeve në Europa League. Skuadrat e mëdha nuk kanë gabuar dhe kanë marrë tre pikët e para dhe pjesa më e madhe e ndeshjeve janë mbyllur me disa gola.

Ndër rezultatet surprizë që mund të veçohen ishte barazimi i Villareal me Rangers. Spanjollët kanë dominuar për pjesën më të madhe të takimit, por në fund janë detyruar të kënaqen me barazim 2-2 përballë skocezëve. Në këtë ndeshje, lojtari i kombëtares shqiptare Eros Grezda, ka qëndruar për gjatë gjithë kohës në stol, duke mos u aktivizuar për asnjë minutë. Surprizë ka qenë edhe humbja e Marselie me Frankfurtin në shtëpi në shifrat 1-2.

Sakaq pretendentët e mëdhenj të këtij kompeticioni, si Milan, Arsenal, Sevilla Lazio apo Chelsea kanë marrë fitore. Ajo që duket se vuajti më shumë ishte Lazio, që mundi në shifrat 2-1 në shtëpi modestët e Apollon. Por jo më pak e lehtë ishte fitorja e Chelsea në Greqi me PAOK. Londinezët kanë marrë tre pikët me një fitore minimale 0-1.

Nga ana tjetër Arsenal nuk ka vuajtur aspak në këtë debutim në Ligën e Europës. “Topçinjtë” kanë triumfuar me rezultatin 4-2 përballë ukrainasve të Vorskla Poltava. Me këtë fitore skuadra e Emeri konfirmohet si një nga ekipet që do të kërkojë të ngrejë trofeun në muajin maj të vitit të ardhshëm. Edhe Milan ka fituar në këtë debutim për këtë edicion në Europa League. Kuqezinjtë kanë fituar në shifrat minimale 0-1përballë modestëve të Dudelange.

Ndërkohë edhe Sevilla ka marrë një fitore shumë të thjeshtë në shtëpi përballë Standard Liege me rezultatin 5-1.

Më poshtë tabela e plotë e rezultateve të ndeshjeve të para të Europa League:

Akhisar Genclik Spor 0-1 Krasnodar

Besiktas 3-1 Sarpsborg 08

Dyn. Kyiv 2-2FC Astana

Genk 2-0 Malmo FF

Lazio 2-1 Apollon

Marseille 1-2 Eintracht Frankfurt

MOL Vidi 0-2 BATE           

PAOK 0-1 Chelsea

Rapid Vienna 2-0 Spartak Moscov

Rennes 2-1 Jablonec

Sevilla 5-1 Standard Liege

Villarreal 2-2 Rangers

AEK Larnaca 0-1 Zurich

Arsenal 4-2 Vorskla Poltava

Celtic 1-0 Rosenborg

D. Zagreb 4-1 Fenerbahce

Dudelange 0-1 AC Milan

FC Copenhagen 1-1 Zenit Petersburg

Ludogorets 2-3 Bayer Leverkusen

Olympiakos Piraeus 0-0 Betis

RB Leipzig 2-3 Salzburg

Slavia Prague 1-0 Bordeaux      

Sporting 2-0 Qarabag      

Trnava 1-0 Anderlecht


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë