Analize

Edhe shqiptarët me pak të ardhura nuk do të lejohen të emigrojnë në SHBA!

Të varfrit duket se do ta kenë të pamundur të emigrojnë në të ardhmen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump zbuloi të hënën një rregull që do t’u pamundësojë marrin e vizave dhe apo të atë statusit të vendbanimin qindra mijëra qytetarëve të varfër, i cili ka të ngjarë të prekë në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe shqiptarët.

Ndryshimi i parashikuar për një kohë të gjatë hyn në fuqi 15 tetor dhe do të mohojë dhënien e vizave të përkohshme ose të përhershme amerikane për të gjithë qytetarët që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme ose që marrin ndihmë sociale.

Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, një ndryshim i tillë do të siguronte se emigrantët mund të përballojnë vetë shpenzimet dhe nuk varen nga burimet publike por nga burimet tjera, duke përfshirë anëtarë të familjes, apo organizata private

“Administrata Trump po përpiqet të anashkalojë Kongresin dhe të vendosë një sistemin emigracioni që sipas saj është i bazuar tek merita. Por në vërtet njerëzit me të ardhura të ulëta do të ndalohen të emigrojnë, "tha Charles Ëheeler, përfaqësues na Rrjeti Katolik i Imigracionit.

Ky legjislacion ri vjen ndërkohë që presidenti Trump po pëpiqet të frenojë emigracionin e ligjshëm dhe të paligjshëm, një çështje që duket se është kthyer në një gur themeli për presidencën e tij.

Pasi u bë publik ky ligj, Qendra Amerikane e Emigracionin (NILC) tha se do të paraqiste një padi për ta ndaluar të hynte në fuqi. Por ashtu edhe Avokatët Shtetërorë të Kalifornisë dhe Nju Jorkut njoftuan se do ta çonin cështjen në gjykatë.

Presidenti amerikan Donald Trump, Gazeta Si, 15 gusht 2019

Legjislacioni prej 837 faqesh mund të jetë më drastiku nga të gjitha politikat e administratës Trump. Ekspertët thonë se ai do të mohojë vizat për të gjthë njerëzit e varfër nga mbarë bota. Administrata Trump ka njoftuar po ashtu se statusi i 382,000 emigrantëve që jetojnë aktualisht në SHBA mund të rishikohet menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve.

Ekspertët kanë frikë se pasojat do të jenë shumë drastike, veçanërisht nëse ndryshimet do të aplikohen për miliona njerëzit që aplikojnë për viza amerikane në konsullatat amerikane në të gjithë botën.

Administrata Trump vlerëson se rregulli i saj do të kursejë 2,47 miliardë dollarë në vit shpenzime. Ken Cuccinelli, drejtori i detyrës së Shërbimeve të Emigracionit të SHBA-së (USCIS), tha në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë se ky ligj do t’u kërkojë shtetësave të huaj të mbështeten tek burimet e tyre ekonomike.

Në një njoftim për shtyp, Shtëpia e Bardhë theksonte se Trump po siguronte që qytetarët që të ardhurit të mos "përfitonin nga të mirat publike të SHBA-së".

"Për të mbrojtur përfitimet e qytetarët amerikanë, emigrantët duhet të jenë të vetë- financiar," theksonte deklarata.

“Administrata e Presidentit Trump po rithekson idealet e mbështetjes në aftësitë e veta dhe të përgjegjësisë vetjake për të garantuar se imigrantët do të jenë në gjendje të përballojnë jetesën dhe të arrijnë sukses në këtë vend. Kjo politikë nuk lejon që t’u jepen dokumentat amerikane shtetasve të huaj, të cilët ka gjasa të bëhen barrë për shtetin,” u shpreh Cuccinelli. Me termin barrë mbi shtetin identifikohen personat që marrin përfitime nga shteti në formën e kujdesit shëndetësor falas, strehimit me kosto të reduktuar ose falas dhe ndihmave të tjera për 12 muaj brenda një periudhe 36 mujore.

Ndërkohë, edheaktivistët e akuzojnë administratën se ka vënë pa të drejtë në shenjestër emigrantët e varfër.

“Kjo rregullore e re është bërë shkak që shumë individë të mos kërkojnë ndihma nga shteti, sepse kanë frikë se mund të diktohen dhe agjentët më pas do t’i deportojnë, ose sepse ka rrezik t’i pengojë në të ardhmen të marrin dokumentat amerikane,” thotë analisti për politikat e emigracionit, Cristobal Ramon.

Presidenti Trump garon vitin e ardhshëm për një mandat të dytë dhe shpreson që të fitojë vota me qëndrimin e rreptë kundër imigracionit. “Kjo temë i shton pikë presidentit në radhët e bazës së tij. Ai mund të vazhdojë t’i mëshojë kësaj teme nëse demokratët vazhdojnë të kërkojnë zgjerimin e ndihmave sociale për imigrantët e paligjshëm.

Emigracioni në SHBA. Gazeta si, 15 gusht 2019


Rregullorja nuk prek programet e emigrimit për refugjatët e luftës apo azil-kërkuesit; po ashtu politika e re përjashton nga kufizimet viktimat e trafikut me njerëz dhe të dhunës në familje. Kjo politikë nuk ndikon tek emigracioni mbi baza familjare, pasi personi që aplikon për të sjellë të afërmit në Shtetet e Bashkuara duhet të tregojë se ka fonde të mjaftueshme për të përballuar koston e jetesës së të afërmve që do të vijnë për të jetuar në Amerikë.

Ai vjen ndërkohë që Shtëpia e Bardhë po bën presion për të ulur emigracionin deri në 40 për qind dhe të miratojë përmirësime gjithëpërfshirëse për sigurinë e kufijve dhe kontrollin e brendshëm për emigrantët e paligjshëm. Po ashtu sipas planit të saj, emigrantët me pasaportë amerikane do të humbnin të drejtën për të tërhequr prindërit e tyre, fëmijët e rritur ose të martuar, ose motrat apo vëllezërit.

Nëse kjo reformë miratohet ata do të kenë të drejtë të tërheqin në SHBA vetëm bashkëshortët dhe fëmijët e mitur. Ndërkohë, banorët e përhershëm ligjorë, të cilët kanë pasur aftësi më të kufizuara për t’u ribashkuar me të afërmit, nuk do të ishin më në gjendje të bëjnë kërkesë për të tërhequr as fëmijët e tyre. Kjo reformë duket se nuk do të prekë vetëm prindërit e shtetasve amerikanë, të cilët morën 59 përqind të kartave jeshile të lëshuara përgjatë vitit të kaluar.

Po ashtu nëse miratohet, kjo reformë do të kufizojë edhe kategoritë e qytetarëve qe do të kenë të drejtë të marrin viza tre-vjeçare për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu po kërkon të eliminojë Lotarinë Amerikane, e cila u mundëson çdo vit qindra shqiptarëve të emigrojnë drejt SHBA-së.

Protestë në mbëeshtetje të emigrantëve në SHBA, Gazeta Si, 6 gusht 2019
Trump ka kërkuar reformimin e sistemit të emigracionit për të favorizuar aplikantët që flasin anglisht, që janë të arsimuar dhe kanë kontrata pune. Propozimi i tij do ta çonte numrin e personave të pajisur me karta jeshile dhe statusin e banorit të përhershëm në rreth 1.1 milionë në vit, por do të ndryshonte mënyrën se si ata përzgjidhen, duke u dhënë përparësi individëve me aftësi të veçanta dhe të arsimuar, me perspektiva punësimi apo investimesh, në vend të lidhjeve familjare me qytetarë amerikanë, ose nevojave humanitare.

Sipas planit të ri, emigrantët që duan të shkojnë në SHBA duhet të jenë të vetë- financuar, të dinë rrjedhshëm anglisht dhe të kalojnë disa provime.

“Nëse miratohet, plani ynë do të transformojë sistemin e emigracionit të Amerikës në krenarinë e kombit tonë dhe në zilinë e botës moderne” shtoi Trump.
Por ai nuk është presidenti i parë që synon të ndërmarrë të tilla ndryshime. Përpjekjet për të përmirësuar sistemin e emigracionit nuk kanë shkuar askund për tre dekada për shkak të ndarjeve të thella partiake.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë