Shkencë

Një provë tjetër që kemi ardhur nga majmuni-Ata kërcejnë si ne (video)

Një studim i ri tregon se shimpanzetë mund të kërcejnë kur dëgjojnë muzikë, duke treguar se "paraardhësit" më të mundshëm të njerëzve kanë kërcyer miliona vjet më parë.

Shumica prej nesh kanë dëgjuar për një ari që vallëzon ose një qen që mund të kërcej edhe samba. Këto kafshë janë trajnuar nga njerëzit që të kërcejnë kështu, pasi asnjë kafshë tjetër nuk do të kërcente instinktivisht. Ose për të paktën kështu kemi menduar deri më tani.

Një studim së fundmi i botuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences” në SHBA tregon se shimpanzetë kërcejnë në mënyrë instiktive. Ashtu si njerëzit ata përpiqen të përputhin tingujt me lëvizjet e tyre trupore.

“Shimpanzetë nuk lëkunden kot, por sipas ritmit mund të duartrokasin dhe të lëkundin këmbët,” thuhet në studim.

https://youtu.be/9e99OMREyg4

Shimpanzetë që qëndrojnë në shpella, mendohet se janë shumë të ngjashëm me njerëzit, duke u cilësuar kështu edhe paraardhësit tanë. Nëse shkojmë në habitatin e tyre, do të shohim se disa prej tyre bërtasin fortë, duke u përpjekur të krijojnë një melodi që anëtarët e tjerë të kërcejnë. Autorët e studimit Yuko Hattori një studiues në Universitetin “Primate” dhe Masaki Tomonaga, një pedagog i gjuhës dhe inteligjencës po në të njëjtin universitet, zbuluan një aftësi ritmike të shimpanzeve, duke vendosur muzikë për disa minuta për 7 shimpanzetë që ndodheshin në laboratorin e tyre. Ata e ndryshonin muzikën vazhdimisht për të parë nëse shimpanzetë mund të sinkronizonin lëvizjet e tyre me ato që dëgjonin.

https://youtu.be/DryN3bml_Ec

Sipas autorëve, ky kapacitet është vënë re edhe tek speciet e tjera, si luanët e detit, majmunët dhe papagallit, madje ata tregojnë se disa lloje të papagallëve të quajtur  “budgies” dhe “cockatoos”, mund të sinkronizojnë lëvizjet e tyre më mirë se shimpanzetë. Ata shpjegojnë se është e qartë që truri jonë është programuar për të kërcyer sipas muzikës, në të kundërt nuk do të kishim njëkohësisht në botë edhe artin edhe shkencën./The Wall Street Journal/

https://youtu.be/qhi_qdshadE

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë