Mendim

Edhe 2 javë President, por Trump mund të shkarkohet për “kryengritje”

Donald Trump i kanë mbetur edhe dy javë në detyrëm, por pas kaosit që ka shpërthyer të mërkurën në Uashington, presidenti mund të dorëzojë çelësat e Shtëpisë së Bardhë më shpejt nga sa kishte menduar.

Hyrja e dhunshme e mbështetësve të Donald Trump në ndërtesën e Kongresit të mërkurën, ka nxitur zëra të disa ligjvënësve për ta larguar atë nga zyra para se presidenti i zgjedhur, Joe Biden, të bëjë betimin më 20 janar.

Një president shkarkohet nga zyra duke aktivizuar Amendamenti 25 dhe procesi gjyqësor i Kongresit, i njohur si Impeachment, që duhet të rezultojë me dënim nga ana e Senatit. Në të dy skenarët, nënpresidenti Mike Pence do ta merrte detyrën deri në inaugurimin e presidentit Biden.

Frank Bowman, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Misurit, tha se Trump ‘ pa diskutim nxiti kryengritje”, ose përpjekje për grushtshtet. Por, Bowman tha se Trump mund të gjykohet nga Kongresi edhe për një vepër më të përgjithshme: shkelje e Kushtetutës së SHBA-së.

Mediat amerikane thonë se ka pasur disa diskutime paraprake ndërmjet disa anëtarëve të kabinetit dhe aleatëve të presidentit Trump për të aktivizuar Amendamentin 25.

Ky amendament, i ratifikuar në vitin 1967 dhe i miratuar pas vrasjes së presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, ka të bëjë me zëvendësimin e postit të presidentit dhe paaftësinë për të kryer detyrën.

Disa studiues thonë se ky nen mund të zbatohet më gjerësisht për një president që është i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm për zyrën presidenciale.

Për aktivizimin e Amendamentit 25, Pence dhe shumica e kabinetit të presidentit Trump do të duhet të deklarojnë se Trump është i paaftë që të ushtrojë detyrat e Presidencës duke e shkarkuar.

Trump, më pas, mund të deklarojë se ai është i aftë që të vazhdojë punën. Nëse Pence dhe shumica nuk e kundërshtojnë, atëherë ai e rimerr pushtetin. Por nëse ata kundërshtojnë deklaratën e Trumpit, atëherë kjo çështje do të vendosej nga Kongresi, por Pence do të vazhdonte të ishte president në detyrë deri atëherë.

Për të larguar Trump, do të duhet që të dy dhomat e Kongresit ta miratojnë atë me 2/3 e votave. Por, Dhoma e Përfaqësuesve që kontrollohet nga Demokratët thjesht ta vononte votimin për këtë çështje, derisa të përfundojë mandati i Trump, tha Paul Campos, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Kolorados.

Campos tha se Amendamenti 25 do të ishte mënyra e duhur për ta larguar presidentin Trump nga zyra pasi është procedurë shumë më e shpejtë sesa procesi i ‘Impeachment’.

“Pence do të bëhej menjëherë president, ndërsa procesi ‘Impeachment’ dhe dënimi do të merrte të paktën disa ditë”, tha Campos.

A mundet të gjykohet Trump nga kongresi dhe të largohet?

Nëse një shumicë e thjeshtë e Dhomës së Përfaqësuesve, që ka 435 anëtarë e miraton ngritjen e aktakuzës, procesi atëherë zhvendoset në Senat, në dhomën e lartë të Kongresit, i cili mban një proces gjyqësor për të përcaktuar fajin e presidentit. Kushtetuta kërkon 2/3 e votave në Senat për dënimin dhe largimin e presidentit nga detyra.

Trump ka kaluar nëpër këtë proces gjyqësor, me iniciativën e Demokratëve në vitin 2019 në akuzat për abuzim me pushtetin dhe pengimin e Kongresit, si rezultat i përpjekjeve të tij për t’i bërë presion Ukrainës për të hetuar Joe Biden dhe djalin e tij. Trump ishte shpallur i pafajshëm nga Senati që kontrollohej nga Republikanët në shkurt të vitit 2020.

/The Guardian /Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë