Në konferencë për mediat , guvernatori Gent Sejko tha se ekonomia është përmirësuar në 6 mujorin e dytë të vitit 2020 por rreziqet janë sërish të pranishme si pasojë e pandemisë. Sejko i qëndroi shqetësimit të rritjes së kredisë me probleme përgjatë vitit 2021 megjithatë theksoi se e gjithë kjo do të varet nga ecuria e pandemisë.
Raporti i kredive me probleme zbriti në nivelin 8.1%në fund të muajit dhjetor ndërsa nuk ka një shifër të saktë se sa pritet që të rritet në vitin 2021.
Niveli ka qenë në përshkallëzim zbritës në 8 vitet e fundit që nga viti 2013 me 24.2% deri në 2020 me 8.1%.
Sejko u shpreh se shpresonte që të mos kemi një rritje por edhe nëse kjo do të ndodh nuk do të kemi nevojë për shtim kapitali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.