Ngjarje

E vërteton shkenca: Muzika metal nuk frymëzon dhunën

“Unë kam pasur një dëshirë që kur kam lindur, për ta parë trupin tim të shqyer e të gjakosur”
Kjo është një ndër frazat që përmendet në këngët e një prej grupeve më të famshme të muzikës metal “Bloodbath,s”, e cila shpeshherë nuk linte vend për imagjinatë. Por, as kjo këngë dhe as tekstet e tjera të tmerrshme të këtij zhanri nuk mendohet të kenë frymëzuar dhunën.
Ky është përfundimi që arriti Universiteti Macquaie, i cili përdori një test psikologjik për të parë se si ndikoheshin njerëzit nga kjo muzikë, sidomos fansat e saj. Ai zbuloi se fansat e këngëve metal, nuk janë aq të pandjeshëm ndaj imazheve të dhunshme. Gjetjet e botuara në revistën "Royal Society Journal Open Sience", treguan se fansat e këngëve metal, janë njerëz të këndshëm dhe jo të dhunshëm.
“Ata nuk do të dalin papritur dhe do të dëmtojnë dikë,” tha pedagogu Bill Thompason nga Universiteti Austrialian i Sydney. Ky studim i fundit është pjesë e një hetimi të gjatë prej dekadash nga Thompason dhe kolegët e tij për efektet emocionale të kësaj muzike, të cilat sipas tij janë komplekse.

Si e provojnë shkencëtarët ndjeshmërinë e njerëzve ndaj dhunës?
Një eksperiment psikologjik shqyrtoi përgjigjet e njerëzve që pëlqenin muzikën metal dhe panë imazhe të dhunshme në krahasim me njerëzit që nuk e mendojnë të dëgjojnë këtë lloj muzike.


Hulumtuesi kryesor Yanan Sun, shpjegoi se qëllimi i eksperimentit ishte të kuptonte se si do të ndikonin imazhet e përdorura më së shumti dhe propaganda e vrasjeve të dhunshme me anë të muzikës metali. Kishte pjesëmarrës që tregoheshin të kënaqur nga imazhet, e kishte të tjerë që fshiheshin mbas kufjeve ndërkohë që shihnin imazhet e dhunshme. Ndoshta është e çuditshme, por pjesëtarët të cilët adhuronin muzikën metal nuk i duronin imazhet që paraqisnin dhunë dhe vrasje.
“Ky është një shpjegim më së shumti biologjik. Baza e këtij testi psikologjik është se në të shumtën e rasteve kur njerëzve iu paraqitet njëkohësisht, një imazh i dhunshëm dhe një imazh të bukur ata janë të prirur për të parë më përpara. Truri është më tepër i ndjeshëm ndaj kërcënimit,” shprehet Sun.
“Nëse fansat e muzikës së “dhunshme” ishin të pandjeshëm ndaj dhunës, gjë për të cilën janë shqetësuar shumë grupet fetare dhe shoqërore atëherë, vërtet do të ishim të rrezikuar, por nuk ishte kështu,” thotë Thompason.
Sipas këngëtarit kryesor të Bloodbath, Nick Holmes, ai dhe grupi i tij nuk mendojnë shumë për paragjykimet e të tjerëve. “Ashtu siç thotë edhe studimi, tekstet janë një argëtim për ne dhe të padëmshme për ata që nuk e pëlqejnë muzikën tonë,” thotë ai. “Shumica e fansave të këngëve metal janë inteligjentë dhe thjesht kanë një pasion për muzikën, ose janë thjesht të obsesionuar me filmat horror,” shtoi ai.
Thompason tha se gjetjet duhet të sigurojnë grupet shoqërore se muzika të cilën e kanë cilësuar të dhunshme, nuk është e dëmshme për askënd. Në deklaratën e Holmes gjithashtu thuhej se muzika metal nuk të bën njeri melankolik, apo të dhunshëm.
Ndërkohë që hulumtimet kanë gjetur disa dëshmi se njerëzi të tillë janë më të ndjeshëm ndaj dhunës, studiuesit shprehen se njerëzit më të rrezikshëm, janë pikërisht ata që luajnë videolojëra të dhunshme dhe jo ata që bëjnë muzikë./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë