Futboll

E thotë matematika, Gjermania fiton botërorin! Kujdes nga Belgjika

Duhet pak më shumë se një muaj nga fërshëllima që do t’i japë startin kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit në planet dhe matematika ka nisur të bëjë llogaritë.

Gjermania shikohet si favorite për të fituar Botërorin e Rusisë, duke u kuotuar në 9/2, ndjekur nga Brazili me 5/1 dhe Franca me 6/1. Megjithatë, futbolli është futboll dhe shpesh ka treguar se përllogaritjet strikte matematikore nuk vlejnë.

David Sumpter, ekspert i futbollit europian dhe matematicien, gjithashtu autor i librit “Soccermatics” dhe i modelit të parashikimit kompjuterik “Soccerbot”, tregon edhe surprizat e mundshme.

“Belgjika ka një skuadër me të rinj të talentuar dhe e treguan në kualifikuese ku dominuan grupin e tyre plot sharm duke fituar 9 nga 10 ndeshjet e mundshme. Sulmi i Belgjikës, udhëhequr nga Eden Hazard, Kevin De Bruyne dhe Romelu Lukaku shënoi plot 43 gola në kualifikuese, një mesatare e frikshme prej 4.3 gola për ndeshje, ndaj ky mund të jetë botërori i talenteve”, thotë ai për SportsLine.

Çuditërisht, vetë Sumpter lë mënjanë matematikën kur flet për Argjentinën, e renditur si e pesta në listën e pretendentëve.

“Mund të jetë mundësia e fundit për Messin që të çimentojë trashëgiminë e tij si një ndër lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kanë një sulm të frikshëm me Higuain e Aguero, megjithatë duhet të bëjnë më shumë për të ngritur trofeun. E shoh ende një skuadër që varet shumë nga forma e një lojtari të vetëm dhe kjo e penalizon e nuk më bind se vërtet mund të jetë një ekip për titull”, shton ai.

Ashtu si në çdo botëror, Sumpter nuk përjashton surprizat edhe këtë vit. Syrin e ka vënë tek Kroacia, që kuotohet 40/1, por edhe Zvicra dhe Rusia, që luan në shtëpinë e saj.

David Sumpter është autor i Soccerbots, një algoritëm që në bazë të të dhënave të grumbulluara ndër vite, ndeshjeve të zhvilluara dhe performancës së skuadrave përllogarit ndeshjet e radhës. Në dy vite e gjysmë, Soccerbot e ka bërë këtë me një saktësi të frikshme, me mbi 80 për qind të rasteve.

Renditja e pretendentëve sipas koefiçientit:
Germany 9/2
Brazil 5/1
France 6/1
Spain 7/1
Argentina 8/1
Belgium 10/1
England 16/1
Portugal 25/1
Uruguay 28/1
Colombia 33/1
Russia 33/1
Croatia 40/1
Poland 50/1
Mexico 80/1
Switzerland 80/1
Denmark 80/1
Sweden 100/1
Senegal 125/1
Serbia 150/1
Egypt 150/1
Iceland 150/1
Japan 200/1
Nigeria 200/1
Peru 200/1
Costa Rica 250/1
Morocco 300/1
Iran 300/1
Australia 300/1
South Korea 400/1
Tunisia 500/1
Panama 1000/1
Saudi Arabia 1000/1

What’s the best generics


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë