Një moment i jashtëzakonshëm është filmuar në një prej spitaleve më të njohura në Londër, duke prekur zemrat e miliona qytetarëve.
Një paciente në Spitalin King's College në Londër ka mahnitur mjekët teksa i binte violinës ndërkohe që po i nënshtrohej një operacioni në tru.
Dagmar Turner, 53 vjeç, luajti violinë në mënyrë që kirurgët të mund të siguroheshin që pjesa e trurit që kontrollon lëvizjet e dorës nuk do të dëmtohej gjatë procedurës tepër preçize.
Zonja Turner u diagnostikua me tumor në tru pasi pësoi një trompozë në kokë në vitin 2013.
Ajo ishte tejet e shqetësuar për humbjen e aftësisë për të luajtur violinë.
Tumori ishte i vendosur në lobin frontal të djathtë të trurit të saj, afër zonës që kontrollon lëvizjen e dorës së saj të majtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.