Analize

E paprecedentë, Kroacia vendos eksplozivë në xhamitë e Bosnjës!

Marrëdhëniet Kroaci-Bosnjë janë tronditur së fundmi nga raportet se Zagrebi zyrtar ka vendosur armë dhe eksplozivë në xhamitë e Sarajevës, ngjarje që po konsiderohet gjerësisht si skandali më i madh që nga fundi i luftës se Bosnjës.

Një media e njohur boshnjake ka zbuluar se fundmi se agjentët kroatë të inteligjencës, të ndihmuar nga diplomatët kroatë në Sarajevë, u përpoqën ta shfaqin Bosnje-Herzegovinën si një "tokë të terrorizmit radikal islamik".

Ministri boshnjak i Sigurisë, Dragan Mektiç ka deklaruar po ashtu se Kroacia është përfshirë në akte serioze të luftës hibride jo vetën në Sarajevë, por në mbarë rajonin.

Pasojat që do të ketë ky skandal në marrëdhëniet mes dy vendeve janë ende të paqarta, por nëse investigimi i gazetës “Zurnal” vërtetohet, kjo çështje ka të ngjarë të përbëjë një çështje të përmasave ndërkombëtare.

Gazeta publikoi disa dokumente të agjencive të sigurisë boshnjake, të cilët zbulonin planin e Kroacisë për të vendosur armë dhe eksplozivë në xhamitë e fqinjit të saj. Vendndodhja e armëve do të zbulohej nga i njëjti person që i vendosi në xhami. Ky skenar do të justifikonte deklaratat e mëparshme të zyrtarëve të lartë kroatë, si Presidentes Kolinda Grabar-Kitaroviç, se Bosnja është një "strehe terrorizmi" dhe shtëpia e së paku "10,000 personave të radikalizuar".

Etiketimi i myslimanëve të Bosnjë si terroristë nga ana Kroacisë është sipas ministrit Mektiç tregon pjesë e një përpjekjeje të mirë organizuar për të diskredituar Bosnjën.

Këto raportet shënojnë incidentin e dytë këtë vit të përfaqësuesve kroatë në Bosnje. Në janar, ambasadori kroat Ivan Del Vechio u tërhoq nga posti i tij pasi mori pjesë në kremtimin e Ditës së Republikës Srpska. Ndërkohë punonjës së Konsullatës kroate në Tuzla dyshohen se u kanë shitur dokumenteve kroate anëtarëve të organizatave kriminale serbe.

Dëshmitari që ka zbuluar skandalin e vendosjen e armëve në xhami tregoi për gazetën se e mori ngarkesën me eksplozivë në kufirin kroat dhe se planifikonte ta çonte më pas në xhami në Zenicë.

I kërcënuar me humbjen e lejes së punës, ai ishte urdhëruar që pasi të vendoste armët në xhami, t’i çonte një mesazh konfirmimi një diplomati të Ambasadës Kroate në Bosnjë, i cili do të informonte me pas agjencitë e anti-terrorizmit, duke çuar zbulimin e armëve dhe eksplozivëve.

Një komplot i tillë është krejtësisht në kundërshtim me imazhin e Kroacisë si "mikja më e madhe të Bosnjës", siç përsëritet shpesh në qarqet europiane.

Pretendimet e Christian Dan Preda, raportuesit të Parlamentit Evropian për Bosnjën, se Kroacia është aleatja më e madhe e Bosnjës, bien në kundërshti me fjalët e Ministrit Mektik, i cili tha ditën e djeshme se operacioni "kishte për qëllimin e dërgimin e një mesazhi shumë të shëmtuar për diskreditimin e shtetit të Bosnjës ".

Andrej Plenkovic

Ai gjithashtu vë në pikëpyetje fjalët e eurodeputetit Marijana Petir, e cila ka folur disa herë në publik rreth "shqetësimit të saj mbi prezencën e grupeve radikale islamike në Bosnje", si dhe rolin e saj në përhapjen e këtij shqetësimi në Bruksel.

Reagimet janë të shumta në Kroaci. Agjencia kroate e inteligjencës SOA ka mohuar me forcë përfshirjen në një operacion ët tillë dhe kërkoi një përgjigje nga Sarajeva zyrtare. Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç e ka quajtur të gjithë skandalin si "të pakuptimtë".

Ndërkohë opozita kroate ka thënë se tashmë ka parashtruar një seancë parlamentare lidhur me akuzat të cilat i konsideron si "shumë serioze". Partia më e madhe opozitare në Zabred deklaroi nëse gjithçka rezulton të jetë e vërtetë, Kroacia ka nxitur terrorizmin në territorin e një vendi tjetër.

Po ashtu sipas analistëve, nëse këto akuza janë të vërteta, do të përbënin një ngjarje të precedentë në Ballkanin Perëndimor sa i përket ndikim malinj të Kroacisë dhe ashpërsisë së qëllimeve të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë