Futboll

E martë pa surpriza, Juventus mposht në Old Traford, United

Janë mbyllur ndeshjet e para të raundit të tretë në fazën e grupeve të Champions League. Pa shumë surpriza dhe shumë gola në pothuaj të gjitha ndeshjet, kështu është mbyllur kjo e martë. Nëse mund të quhet befasi, e vetmja, ishte fitorja që mori Juventus në “Old Traford” përballë vendasve të Manchester United.

1-0 është mbyllur sfida kryesore e kësaj të martë, me Juventus që ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit teksa tashmë ka nëntë pikë, ndërsa United do të luftojë me Valencia dhe Young Boys për vendin tjetër që të kualifikon në 1/8at.

Juventus e nisi shumë mirë ndeshjen, duke ushtruar presion dhe duke mos lejuar United në asnjë moment të dilte në lojën e tij. Pas disa mundësive të rrezikshme, Juventus gjen rrugën e rrjetës në minutën e 17’ me anë të argjentinasit Dybala. Pritej reagimi i United, por ai nuk erdhi dhe tashmë ekipi i Murinjos do duhet ët vuaj shumë për të prerë biletën për në raundin tjetër të këtij kompeticioni. Sakaq Valencia ka zhgënjyer sërish edhe në këtë ndeshje të tretë të fazës së grupeve. Spanjollët janë ndalur në barazim 1-1 në trajnsfertën e Yang Boys.

Nga ana tjetër e qytetit të Mançesterit janë gëzuar këtë mbrëmje. Me dy gola brenda pesë minutave të pjesës së parë dhe një në të dytën i kanë dhënë një fitore të rëndësishme 3-0 Manchester City-t përballë Shakhtar Donetsk. Skuadra e Guardiola është rikthyer të tre pikët pas asaj humbje befasuese në ndeshjen e parë ndaj Lyon, dhe tani janë ngjitur në krye të grupit F. Ndërkohë sfida tjetër e grupit F ka përfunduar me një rezultat dramatik 3-3 me Hoffenheim që ka shënuar në fund të takimit ndaj Lyon duke dalë me një pikë nga sfida.

Fitore të rëndësishme ka marrë Real Madrid. “Los Blancos” pas pesë ndeshje negative në kampionat dhe Champions. Skuadra e Lopetegui-t, ka mposhtur 2-1 Viktoria Plzen, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Grupit G. Ndeshja kishte një rëndësi të veçantë,  për Gareth Bale, i cili ka luajtur sot ndeshjen e tij numër 200 me Real Madrid në të gjitha kompeticionet.

Ndërkohë sfida Ajax-Benfica, takim i vlefshëm për Grupin E është mbyllur 1-0 në favor të vendasve, të cilët kanë rimarrë vendin e parë, të humbur përkohësisht pas fitores së marrë nga Bayern Munich në fushën e AEK. Gjermanët nga ana tjetër arritën të dilnin me tre pikë nga transferta e vështirë e Athinës. 0-2 ka arritur të triumfojë skuadra e Kovaç, duke hedhur tej përkohësisht krizën që kishte në këto javë të fundit.

Edhe Roma ka marrë një fitore shumë të rëndësishme këtë të martë, duke mposhtur rustë e CSKA me rezultatin e pastër 3-0 brenda në “Olimpico”. Me këtë fitore skuadra romane hyn në valle për dy vendet e para të grupit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë