Keshilla

E kemi ditur gabim! Pse nuk duhet të mbajmë akull në muskujt e dëmtuar

Pas një dëmtimi në muskuj, shumë prej nesh mbajnë një pako akulli për të zvogëluar dhimbjen. Por një studim i ri ka zbuluar kjo funksionon keq për muskujt tuaj, duke e ngadalësuar rikuperimin. Studim u realizua tek minjtë e laboratorit dhe ka treguar se nuk funksionon. Akulli në muskuj mpin dhimbjen dhe mban larg ënjtjen dhe inflamacionin, për të cilin shumë atletë besojnë se ndihmon që muskujt e tyre të shërohen më shpejt. Por, në vitet e fundit, ekspertët kanë sugjeruar që të hidhni ujë nëse i keni muskujt e kontraktuar dhe jo të mbani diçka të ftohtë. Për shembull në një studim të vitit 2011, njerëzit që mbanin akull në një muskul ndien po aq dhimbje në këmbë më vonë sesa ata që nuk përdorën akull. Në mënyrë të ngjashme, një rishikim shkencor i vitit 2012 arriti në përfundimin se atletët të cilët ftohën muskujt e lënduar pas ushtrimeve të forta rifituan forcën dhe fuqinë muskulore më ngadalë sesa të tjerët.
Çfarë ndodh thellë brenda atyre indeve kur i vendosim akull?
Studimi i ri i cili u botua në Mars në gazetën “Journal of Physiology Applied”, rezultoi se kjo metodë bënte që muskujt të ndjeheshin më të lodhura. Muskujt e brejtësve, njëjtë si tanët, përbëhen nga fibra që shtrihen dhe tkurren me çdo lëvizje. Mbingarkimi i këtyre fibrave gjatë aktiviteteve të panjohura ose jashtëzakonisht të forta i dëmton ato. Pas shërimit, muskujt e prekur dhe fibrat e tyre duhet të bëhen më të fortë dhe më të aftë për t'i bërë ballë të njëjtave forca herën tjetër kur të bëni stërvitje. Ekspertët shqyrtuan në mënyrë mikroskopike të gjitha indet, me një fokus të veçantë në atë që mund të ndodhte me qelizat inflamatore. Siç e dinë shumica prej nesh, inflamacioni është përgjigjja e parë e trupit ndaj çdo infeksioni ose dëmtimi, me qelizat imune pro-inflamatore që reagojnë në zonën e goditur, ku ata luftojnë mikrobet pushtuese ose heqin copa të dëmtuara të indeve dhe mbetjeve qelizore. Qelizat anti-inflamatore më pas lëvizin, duke qetësuar dëmtimin inflamatore dhe duke inkurajuar krijimin e indeve të reja të shëndetshme. Por inflamacioni shpesh shoqërohet me dhimbje dhe ënjtje, të cilat shumë njerëz kuptohet se nuk i pëlqejnë dhe përdorin akullin për të qetësuar dhimbjet.

Studiuesit panë prova të dëmtimit të shumë prej fibrave të muskujve. Ata gjithashtu vunë re, edhe indet e kontraktuara por që nuk kanë vendosur akull. Sipas ekspertëve u deshën shtatë ditë në këto inde për të arritur të njëjtat nivele të qelizave pro-inflamatore, ndryshe nga muskujt tek të cilët nuk u përdor akull që u qetësuan që në ditën e tretë. Studimi tregoi se edhe pas dy javësh muskujt tek të cilët ishte vendosur akull treguan shenja molekulare të zgjatura të dëmtimit të indeve.
“Rezultati i këtyre të dhënave është se "në situatën tonë eksperimentale, i tregon me vonesë përgjigjet e shëndetshme inflamatore", tha Takamitsu Arakawa, një profesor i mjekësisë në Shkollën e Shkencave të Shëndetit të Universitetit Kobe, i cili mbikëqyri studimin e ri.
Por, siç theksoi Arakawa, modeli eksperimental simuloi dëmtime serioze të muskujve dhe jo lodhje e thjeshtë. Studimi gjithashtu, padyshim, përfshiu minj, të cilët nuk janë njerëz, edhe pse muskujt tanë kanë një përbërje të ngjashme. Në studimet e ardhshme, Arakawa dhe kolegët e tij planifikojnë të studiojnë dëmtime më të buta të muskujve tek njerëzit për të qenë më të qartë.
Por Arakawa shpjegoi se zbulimet e studimit të tij tregojnë që muskujt e dëmtuar, mund të shërohen vetë dhe përgjigja jonë më e mirë është të qëndrojë shtrirë dhe të lëmë imunitetin të veprojë.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë