Sport

E fundit nga Majk Tajson: Jam kuruar me helmin e bretkosës, më ka ndryshuar jetën

Gjatë një konference shtypi në Majemi, Majk Tajson, ish-boksieri i famshëm amerikan ka rrëfyer nj episod të pabesueshëm të jetës së tij. Ai ka treguar se si kurohej me helm bretkose, që sipas tij, nuk krahasohet me asgjë tjetër, as me drogat më të rënda.

“Iron Mike” nuk rresht kurrë së habituri. Nga tigri i Bengalas, nga i cili iu desh të ndahej dy vjet më parë, pasi i kishte kafshuar një krah një gruaje, te bretkosa e shkretëtirës. Tajson nuk e mban në shtëpi atë si një kafshë shtëpiake, por ish-boksieri e përdor helmin e saj për kurim dhe karikim dhe siç ka pohuar vetë, i ka ndryshuar jetën.

Majk Tajson. Gazeta Si, 18 nëntor 2021

E kam pirë helmin e kësaj bretkose plot 53 herë, – ka rrëfyer ish-kampioni i peshave të rënda për “New York Post”. – Asgjë nuk i afrohet eksperiencës sime të parë, kur isha “i vdekur”. E nisa si sfidë. Merrja droga të rënda, si kokaina, kështu që pse të mos e provoja? Është një dimension tjetër. Para se të merrja helmin e bretkosës isha i rrënuar, kundërshtar më i fort për mua isha unë vetë. Kisha vlerësim të ulët për veten, kjo u ndodh shpesh personave me shumë ego dhe bretkosa e zhvesh egon”.

Për çfarë bretkose bëhet fjalë? “Sonoran Desert Toad” i kalon shtatë muaj të vitit nëntokë, ndërsa helmi i saj mund të pihet për efekte psikoedilike, për të trajtuar depresionin. Sipas “Ne York Post”, Tajson ka një fidanishte të bretkosës së shkretëtirës në jug të Kalifornisë. Ish-kampioni ka thënë se e ka zbuluar këtë ritual tradicional shërimi 4 vjet më parë, kur humbi 45 kilogram dhe bëri paqe me familjen e tij e nisi të boksonte sërish.

Bretkosa e shkretëtirës së Sonoras. Gazeta Si, 18 nëntor 2021

“Njerëzit e shohin sa kam ndryshuar, – ka thënë Tajson. – Mendja ime nuk është aq e sofistikuar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, por jeta ime është përmirësuar në mënyrë drastike. Qëllimi final i helmit të bretkosës është të të bëjë të arrish maksimumin e potencialit. E shoh botën ndryshe, jemi të gjithë njësoj, gjithçka është dashuri”. Dhe nëse e thotë Tajson…


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë