Gazeta Si – Karyna Shuliak, një dentiste 37-vjeçare me origjinë bjelloruse, ishte e dashura e fundit e Jeffrey Epstein-it dhe është personi që mund të trashëgojë deri në 100 milionë dollarë nga pedofili që kreu vetëvrasje në një burg në SHBA.
Trashëgimia e madhe përfshin një diamant 33-karatësh, të cilin dentistja e re mund ta ketë së shpejti në zotërim.
Sipas “New York Times”, Epstein dhe Shuliak ishin së bashku për tetë vjet dhe lidhja e tyre u zbulua e u konfirmua përmes dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë. Thuhet se ajo ishte personi i fundit që Epstein telefonoi para se t’i jepte fund jetës.
Raportohet se Jeffrey Epstein dhe Karyna Shuliak u takuan kur ajo ishte vetëm 21 vjeçe dhe kishte mbërritur në Nju-Jork vetëm pak muaj më parë. Sipërmarrësi i atëhershëm e quante të renë “të preferuarën time”, ndërsa e ndihmonte të regjistrohej në Fakultetin e Stomatologjisë të Universitetit Columbia dhe të merrte lejen e qëndrimit të përhershëm (të njohur si “green card”) – duke sugjeruar martesën me një nga viktimat e tij si “rrugën më të shpejtë”.
Me kalimin e viteve, të dy udhëtuan së bashku në vende të ndryshme të botës dhe ajo arriti t’i dërgonte para familjes së saj në Bjellorusi. Me kohë, ajo fitoi besimin e ish-financierit; madje, ai ia kishte besuar asaj menaxhimin e pronave të tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje