Analize

E ardhmja e BE-së. Macron propozon “Rilindjen Europiane”

Me anë të një thirrjeje të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve evropianë, Presidenti francez Emmanuel Macron prezantoi një platformë të quajtur "Rilindja Europiane", që propozonte krijimin e institucioneve të shumta për të rishikuar strukturat politike të kontinentit të vjetër.

Macron prezantoi një vizion të ri për Europën, i cili gjithashtu duket se do të shërbeje si një manifest edhe për fushatën zgjedhore të partisë së tij europiane.

Më pak se tre muaj para zgjedhjeve, të cilat ai i quajti "vendimtare për të ardhmen e kontinentit", platforma e Macron u prezantua në formën e një letre drejtuar "qytetarëve të Europës", e cila u publikua në gazetat e 28 vendeve anëtare të BE-së pak muaj nga zgjedhjet e parlamentit europian të 26 majit. Ajo ndahet në tre kapituj: Mbrojtja e lirisë, mbrojtja e kontinentit dhe rigjetja e shpirtit të progresit.

Para së gjithash, Macron propozon një rishikim total të hapësirës Schengen për të rivendosur sigurinë duke përfshirë një Polici Kufitare të përbashkët dhe një Zyrë Europiane Azili dhe kontrolle të rrepta.

Emmanuel Macron

Presidenti francez gjithashtu u përqendrua tëk temat që përdoren shpesh nga nacionalistët për të sulmuar BE-në, si siguria dhe identiteti, duke i kthyer ato në shtylla të vizionit të tij për një Evropë më të fortë.

'Mbrojtja e lirisë '

Macron propozon krijimin e një agjencie evropiane për mbrojtjen e demokracive të vendeve anëtarë dhe për të mbrojtur lirinë e procesin zgjedhor të çdo vendi kundër sulmeve kibernetike dhe manipulimeve. Ai po ashtu ndalon financimin e huaj të partive europiane dhe ndalon gjuhës së urrejtjes në internet.

'Mbrojtja e kontinentit'

Ai gjithashtu bëri thirrje për rishikimin e zonës Schengenn dhe rishikim e vendeve që kanë të drejtë të hynë pa pasaportë në BE. Kreu i Elizesë kërkon po ashtu krijimin e një policë të përbashkët kufitarë dhe një zyrë europiane për azil si dhe krijimin e një "këshilli për sigurinë e brendshme" europiane.

Emmanuel Macron Angela Merkel

Macron propozoi një traktat që të gjitha vendet anëtarë të NATO-s dhe BE-së të "rritin shpenzimet e mbrojtjes, një vendim që ka të ngjarë të prekë në mënyrë të drejtëpërdrejtë edhe Shqipërinë, pasi qeveria do të duhet të rrisë buxhetin për mbrojtjen ushtarake.

Macron po ashtu kërkoi reformimin e politikës tregtare europiane dhe atë të konkurrencës duke sanksionuar apo ndaluar kompanitë që dëmtojnë interesat strategjike të BE-së dhe vlerat thelbësore si standardet mjedisore apo mbrojtja e të dhënave.

'Rihapja e frymës së progresit'

Macron bëri thirrje për vendosjen e një page minimale në të gjitha vendet anëtarë, e cila duhet të diskutohet kolektivisht çdo vit.

Ai gjithashtu mbrojti emetimet zero të karbonit deri në vitin 2050 dhe zvogëlimin e përdorimit të pesticideve deri në vitin 2025. Macron bëri thirrje po ashtu për krijimin e një banke mjedisore evropiane për të financuar tranzicionin mjedisor dhe krijimin e një forcë sanitare europiane për të përforcuar sigurinë e ushqimit.

Macron bëri thirrje për mbikëqyrjen e platformave të mëdha dixhitale duke i dhënë Këshillit Evropian të Inovacionit një buxhet të krahasueshëm me atë të amerikan për të investuar në fusha si inteligjenca artificiale".

Në fund të letrës, Macron deklaroi se falë Rilindjes Europiane, europianët do të marrin kontrollin e fatit të tyre, por nuk përmend as zgjerimin e BE-së dhe as fatin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë