Njerez

E ardhme e frikshme: 800 mln punëtorë do të zëvendësohen nga robotët deri në 2030

Mënyra se si edukojmë brezat e ardhshëm do të përgatisë botën për një të ardhme ku inteligjenca artificiale do të dëmtojë të gjitha industritë. Ndërkohë që inteligjenca artificiale bëhet me e dobishme dhe më e përhapur, punëtorët anembanë botës duken të shqetësuar për mënyrën se si një epokë e re e cila mund të jetë tërësisht automatike, mund të ndikojë në perspektivat që ata kanë për karrierën.
Një studim i kohëve të fundit nga Pew Research, një kompani kërkimore, zbuloi se në 10 kompani të zhvilluara në Amerikë, shumica e punëtorëve presin që kompjuteri i tyre të bëjë punën që bëjnë ata. Punëtorët janë të shqetësuar për faktin se si do të ndikojë ky fenomen, në tregun e punës.

Vlerësimet për sa fuqi punëtore që mund të automatizohen variojnë nga 9% në 47%. Një raport nga kompania e konsultimit McKinsey vlerëson se deri në 800 milionë punëtorë në nivel global, mund të zëvendësohen nga robotët deri në vitin 2030. Disa vende pune mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike, ndërsa të tjerët mund të zhduken krejtësisht. Pra nëse tregu i punës do të vështirësohet në të ardhmen. A mund t’i ndihmojë më arsimi njerëzit për të ecur në karrierën e tyre?
Sipas Joseph Aoun, presidenti i universitetit të Çikagos, njerëzit zgjedhin një karrierë për të pasur një punë të sigurtë. Ai thotë se arsimi i lartë duhet të ndryshojë në mënyrë dramatike sepse punëtorët e së ardhmes duhet të përshtaten me këtë mjedis të ri. Robotizimi i karrierës, sipas tij, mbështetet në tri shtylla kryesore.

Aftësi teknike: Të kuptuarit se si funksionojnë robotët dhe si të ndërveprojmë me to. Ndërsa inteligjenca artificiale dhe robotika bëhen gjithnjë e më shumë të aftë, robotët do të kryejnë të njëjtin funksion me njerëzit.
Disiplina e të dhënave: Gjatë gjithë kohës ne lundrojmë në informacion të pafund, kështu që në të ardhmen informacioni do të gjenerohet më parë nga robotët.
Disiplina njerëzore: Kjo do të jetë një pjesë që do të ngelet vetëm te njerëzit, të cilën robotët nuk do të mund ta imitojnë plotësisht. Aoun thotë se kjo përfshin kreativitetin, njohuritë kulturore, ndjeshmërinë dhe aftësinë për të marrë informacion nga një kontekst dhe për ta zbatuar atë në një tjetër.


Ndërsa Forumi Ekonomik Botëror thotë se punët si kontabiliteti do të jenë në rrezik nga automatizimi në një të ardhme, ndërkohë që OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) thotë se vendet me ekonomi të ulët do të kenë gjithmonë një lidhje të fortë mes arsimit dhe të ardhurave. Edhe nëse aftësitë njerëzor në sytë e botës do të duken të vjetruara në të ardhmen.
Aoun thotë se ritmi i shpejtë i ndryshimit nuk është domosdoshmërisht negativ, por kjo do të thotë që ndoshta, njerëzve nuk do t'u duhet të arsimohen për të pasur një karrierë. Kjo do të thotë gjithashtu që universitetet do të duhet të zhvendosin fokusin e tyre, më shumë drejt trajnimit për të mësuar përdorimin e robotëve sesa për adaptimin e një karriere.

“Metodat mësimore po bëhen vazhdimisht edhe më të vjetra dhe robotizimi i karrierës është një mundësi e madhe për të gjithë ne, që të riedukojmë veten. Ata që janë në gjendje ta bëjnë këtë do të jenë në gjendje të lulëzojnë në karrierën e tyre,” thotë ai.
Aoun shqetësohet se sistemi i arsimit të lartë aktualisht nuk është i përgatitur për këtë realitet të ri. Ai thotë se shumë universitetet janë shumë të përqendruar në kurset katër vjeçare universitare dhe kërkimet akademike.
Nga raporti i McKinsey tregohet që deri në vitin 2030, fuqia punëtore do të shpenzojë 55% më shumë kohë duke përdorur aftësitë teknike. Forumi Ekonomik Botëror, ndërkohë parashikon një fitim neto nga puna e robotëve.


Aoun thotë se universitetet, veçanërisht në SHBA, Kanada dhe Australi, po përqendrohen gjithnjë e më shumë në studimet ndërdisiplinore. Megjithatë, institucionet terciare në vendet e tjera janë ende pak më tradicionale në qasjen e tyre për zhvillimin e mësimit./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë