Mjedis

Si po transformojnë energjinë në botë, panelet diellore gjigante të Kinës

Së shpejti Kina nuk do të jetë e vetmja shtëpi për panelet e mëdha diellore. Inxhinierët elektrikë shprehen se teknologjia e këtyre paneleve do të ndikojë në politikën energjetikë anembanë globit. Por sa janë të realizueshme këto plane të mëdha?
Nëse do të shikoni nga lart “Datong Contry”, një rajon në Kinën veriore do të shihni dy panda gjigante të instaluar në tokë. Do të ju duket e habitshme, por kur të afroheni do të kuptoni së ato janë mijëra panele diellore. Të ngjitura së bashku, ato formojnë një “fermë” panelesh diellore prej 100 mega vat që shtrihet në 248 hektarë. Është në të vërtetë një park diellor relativisht i vogël përsa i përket standardeve të Kinës, por sigurisht që është tepër funksional.
“Është projektuar dhe ndërtuat si imazh i thesarit kombëtar kinez që është panda gjigante,” shpjegon kompania që ka marrë përsipër ndërtimin e projektit të quajtur “ Panda Green Energy.
Kina ka më shumë kapacitet energjie diellore së çdo vend tjetër në botë. Nëse të gjitha do të gjeneronin energji elektrike në të njëjtën kohë, kjo do të mundësonte energji për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët e kanë cilësuar këtë vend si shtëpia e “fermave” të paneleve diellor, duke përshirë edhe objektin e madh prej 850 mega vatësh të Longyangxia në shkretetirën e Tibetit dhe katër milion panelet që ndodhen në vendin e quajtur Tengger me një kapacitet që i tejkalon 1.500 megavat. Këto projekte kanë kushtuar shumë miliona dollarë për u ndërtuat, por a do ndërtohen mjaftueshëm vende të tilla në të gjithë botën për të pasur të njëjtën kapacitet energjik si Kina?

Më shumë se 60% e paneleve diellore të botës janë bërë në Kinë

“Tregu është vërtet i madh. Është sikur politika industriale për qeverinë. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë më shumë se 60% e paneleve diellore në botë janë bërë më së shumti në Kinë, pasi qeveria ka një interes ekonomik, në sigurimin e kërkesës së lartë për panelet diellore thotë inxhinieria Yvonne Liu.
“Pastrimi i mjedisit është bërë një objektiv ky për të gjithaq qeveritë e këtij vendi. Afërsisht dy të tretat e energjisë elektrike në vend vijnë nga djegia e qymyrit. Kështu që nuk është çudi që rrafshinat e mëdha të veriut dhe të veri-perëndimit të Kinës janë mbushur me panele diellore. Ka shumë hapësirë për të ndërtuar ato dhe burimi diellor energjetik është më i besueshëm,” shton ajo.
Ndërtimi i tyre gjithashtu po lëviz me një ritëm të shpejtë. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vëren se Kina ndryshe nga vendet e tjera në botë ka përmbushur objektivin e vet për shtesat e kapaciteteve të energjisë diellore për tre vjet. Gjithashtu, ka qenë e prirur të inkurajojë investimet e infrastrukturës në shkretëtirën e Tibetit.
Për të kuptuar pse, ne duhet të shohim këto projekte si diçka tepër funksionale për njeriun në të ardhmen shpjegohet që prej vitit 1935, ku gjeografi Hu Huanyong tregoi shkëlqyeshëm atë që njihet si "Lin Hu" në veri-lindje të Kinës. Ai e ndau vendin në dy pjesë të barabarta në mënyrë që të bënte një shpërndarje të barabartë të popullsisë dhe më pas të mundeshin të krijonin panelet diellore. Pjesa më e madhe e popullsisë së Kinës, (94%), jetojnë në pjesën lindore, ndërsa pjesa e mbetur prej 6% jeton në perëndim, kështu që panelet u ndërtuan më shumë  në pjesën e veri-lindore

Mijëra panelë diellorë në shkretëtirën e Tibetit

"Shpërndarja e burimeve të erës dhe energjisë diellore të Kinës është tërësisht e kundërta," thotë Yuan Xu në Universitetin Kinez të Hong Kongut.
“Shumë prej paneleve diellore të vendit janë të vendosura aq larg dhe qytetet e mëdha kanë nevojë për to. Duke përmendur të dhëna nga Këshilli i Kinës për Energjinë Elektrike, në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, faktori i kapacitetit të pajisjeve diellore kineze ishte vetëm 14.7%. Kështu, ndërkohë që panelet diellore kineze nuk janë shumë funksionale pasi më së shumti nuk vihen në përdorim,” shtn Xu.
Gjithashtu një pjesë e problemit sipas tij është se pushteti duket i humbur përgjatë linjave të mëdha të transmetimit, që lidhin vendet e paneleve diellore me vendet që kanë nevojë për energji elektrike. Për të kjo është një mospërputhje serioze.
Jeffrey Ball në Qendrën Steyer Taylor të Politikës së Energjisë dhe Financave shprehet se Kina është përpjekur të trajtojë këtë çështje duke zhvilluar një teknologji më të mirë të linjës transmetuese.
Inovacionet përfshijnë linja të drejtpërdrejta me kapacitet të lartë, por këto nuk po ndërtohen aq shpejt sa pritej dhe ka një ndërlikim tjetër më i madh për industrinë diellore kineze. Në maj, qeveria hoqi subvencione vendimtare për projekte diellore në shkallë të gjerë, që do të thotë se ato tani janë shumë më të shtrenjta për t'u ndërtuar.
“Ndërprerja e financave publike ka ardhur për shkak se fondi shtetëror i energjisë së rinovushme është në borxhe me më shumë se 15 miliardë dollarë. Ata nuk mund të paguajnë më shumë subvencionet. Efekti i kthimit është drastik. Vitin e kaluar, në Kinë u instaluan 53 giga vat të kapaciteteve diellore. Këtë vit, Liu pret që instalimet të arrijnë jo më shumë se 35 giga vat, një rënie prej më shumë se 30%,”thotë Liu.
Por Liu, Ball dhe Xu të gjithë pajtohen se ne nuk kemi ende asgje porsa i përket paneleve diellore që mund të ndërtohen në botë.
"Mendoj se është e rëndësishme të kuptohet se ndikimi i Kinës këtu nuk është thjesht në projektet e energjisë diellore, që ajo ndërton brenda kufijve të vet, por edhe në projektet që janë ndërtuar jashtë Kinës," thotë Ball.

Disa ferma të mëdha diellore janë aktualisht në ndërtim e sipër në mbarë botën. Ndërsa ata afër përfundimit, ata do të konkurrojnë për titullin e "parkut më të madh diellor në botë". Shumë do të kenë lidhje të qarta me Kinën dhe njëri prej tyre është kompleksi Benban në Egjipt, i cili shtrihet në 37 km katrore për të pasur një kapacitet të planifikuar prej 1,600 deri në 2,000 megavat.

Diku tjetër e njëjta kompani që ndërtoi, Panda Green Energy, ka në plan të instalojë shumë ferma të tjera diellore në vende të ndryshme të Botës, përfshirë edhe vendet e vogla. Ky është qëllimi i programit "Panda 100" të firmës.
Liu thekon se parqet diellore gjigante do të vazhdojnë të ndërtohen, por një nga komplikimet e injoruara që duhet të trajtohet në dekadat e ardhshme janë edhe mbeturinat e paneleve diellore. “Panelet zgjasin vetëm 30 vjet apo më shumë, pas së cilës duhet të ndahen. Është e vështirë për t'u ricikluar, sepse përmbajnë kimikate të dëmshme si acidi sulfurik. Kina pritet të përjetojë një bum të papritur në mbeturinat e paneleve diellore nga 2040 e në vazhdim dhe aktualisht nuk ka ndonjë plan të qartë për atë që të bëjë me të gjithë këtë material. Ndoshta Kina mund të ketë mundësi ekonomike për t’u përballur me këtë fenomen por vendet e vogla do të jenë në vështirësi.
"Sidoqoftë, këto projekte janë të mëdha dhe do vazhdojnë të jenë akoma më të mëdha. E thënë me fjalë të tjera, ende nuk kemi parë asgjë,” thotë Ball. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë