Lajme

Dy tërmete në veri të vendit, lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

Dy tërmete të lehta janë regjistruar rreth orës 14:00 të kësaj të diel. Epiqendrat e lëkundjeve kanë qenë në veri të vendit.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thotë se tërmetet 3.8 dhe 3.9 të shkallës Rihter kanë ndodhur në një distancë kohore prej rreth 15 minutash nga njëri tjetri me epiqendër zonën e Lurës në Dibër.

Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Peshkopi dhe Kukës, ndërkohë që lehtë janë ndjerë edhe në Tiranë, Lezhë dhe Durrës.

IGJEUM deklaron se nuk ka raportime për dëmë nga shtabet e emergjencave civile në Dibër e Peshkopi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë