Futboll

Dy sfida me Maltën- “Na duhet një sulmues”

Në prag të dy ndeshjeve miqësore me Maltën, trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi ka dalë në një konferencë për shtyp. Pasi ka shpallur listën, Bushi ka nënvizuar se grupi nuk ka shumë ndryshime dhe se pjesa më e madhe janë të njëjtët lojtarë që ishin edhe sezonin e shkuar. Duke folur për rivalin në këtë përballje, Bushi tha se Malta është një ekip që mund të hapë probleme në çdo moment, nëse do të marrim parasysh ndeshjet e fundit që ka zhvilluar.

“Rreth 60% e ekipit është ajo që ka qenë, por ka goxha prurje të reja. Prandaj dhe këto dy ndeshje miqësore me Maltën ne do i përdorim për të parë gjendjen e atyre lojtarëve që kemi pasur dhe ata të rinjtë që kemi marrë për t’i testuar edhe pse mund të kemi lënë disa nga kampionati shqiptar qw unë ua njoh kapacitetin. Malta është një kundërshtar modest, por edhe ne jemi modest me thënë të drejtën. Por në futbollin e sotëm nuk ka ekipe të mëdha dhe të vogla. Kemi pesë muaj që kemi caktuar këtë miqësore. Vetëm këtë mundësi patëm nga ata që kontaktuan.”- tha Alban Bushi.

Edhe pse nënvizoi se këtë sezon grupi i lojtarëve që do të xhirojnë në ekipin U - 21 është më i vogël, Bushi tha se dera e kombëtares për lojtarë të rinj që do të spikasin do të jetë gjithmonë  e hapur.

“Patjetër që do të jemi në kërkim të lojtarëve të rinj, por nuk është se kemi një listë të zgjeruar siç kishim sezonin e shkuar, kemi një listë prej 42 lojtarësh dhe kemi shumë shpresa nga kampionati i Maqedonisë dhe dy lojtarë shumë të mirë që jemi duke ndjekur. Por nëse do të ketë ndonjë lojtarë të datëlindjeve 98’, 99’ apo 2000 që do të shkëlqejë gjatë rrugës, do e kenë hapur rrugën për në ekipin kombëtar.”- u shpreh trajneri i kombëtares U-21.

Ndërsa për çështjen e kontratës, Alban Bushi nuk ka preferuar që të zgjatet shumë, duke thënë se është i fokusuar te dy sfidat me Maltën dhe më pas do ulet për të biseduar me drejtuesit e federatës.

“Për kontratën duhet të shikojmë pas këtyre dy ndeshjeve shumë të rëndësishme. Bashkë me Federatën do ulemi për të parë se kur mund të shtyjmë kontratën. Por unë e kam mendjen te këto dy ndeshje me Maltën.”- tha tekniku kuqezi.

Në fund të prononcimit të rij për mediet, trajneri i U-21 ka folur edhe për repartin që duket më i dobëti. Alban Bushi tha se sulmuesit që kanë ardhur në kombëtare kanë shumë pak minuta në këmbët e tyre dhe se ai është duke e kërkuar një lojtarë që të bëjë diferencën në majën e repartit ofensivë.

“Jemi në kërkim të një sulmuesi të mirë. Kemi Habajn dheShefitin në skuadër, por ata nuk kanë minuta në këmbët e tyre dhe kur ta keminjë sulmues të mirë, siç është Vrioni që ka kaluar në kombëtaren A, atëherëbesoj se do të jemi të kompletuar. Gjithashtu edhe një mbrojtës i majtë mund tëna bënte shumë punë.” – u shpreh trajneri i kombëtares U21, Alban Bushi.

Dy ndeshjet miqësore me Maltën do të zhvillohen në datat 16dhe 19 nëntor në “Selman Stërmasi” dhe në “Loro Boriçi”.

https://www.youtube.com/watch?v=maRnr4vybDc

Lista e lojtarëve të kombëtares U-21 të thirrur nga Alban Bushi:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë