Para

Dy muajt e parë të vitit, buxheti me suficit, edhe pse më pak të ardhura se plani

Gjatë 2 mujorit të parë të vitit 2021 buxheti i planifikuar rezultoi në suficit , ku të ardhurat ishin më të mëdha se shpenzimet dhe suficit u vlerësua 354 milion lekë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, plani buxhetor i 2 mujorit të parë të vitit u realizua në masën e 99.5% me të ardhurat 69.5 miliardë lekë dhe 69.17 miliardë lekë shpenzimet.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rezultojnë 63 miliardë lekë, nga të cilat 23.7 miliardë lekë erdhën nga të ardhurat doganore. 15.8 miliardë lekë nga importet,  6.6 miliardë nga akciza, 437 milionë lekë nga renta minerare dhe 856 milionë nga taksat doganore.

Në krahasim me një vit më parë, të ardhurat janë ulur me 2.5%.

Të ardhurat tatimore rezultuan në shifrën e 39.3 miliardë lekëve. Të ardhurat nga TVSH-ja arkëtuan 9.6 miliardë lekë, 3.7 miliardë lekë të ardhurat nga tatim fitimi. 6.7 miliardë të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, 5.8 miliardë lekë nga taksa nacionale dhe 17.1 miliardë lekë nga kontributet dhe sigurimet shoqërore.

Shpenzimet kapitale arritën në vlerën e 5.16 miliardë lekëve gjatë muajit janar dhe shkurt 2021. Ato korrente arritën vlerën e 62.9 miliardë lekëve.

Shpenzimet e 2 mujorit janar-shkurt përbëjnë 11.7% të planit vjetor të shpenzimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë